LAJMI I FUNDIT:

Lajme të këqija për ekonominë globale

Lajme të këqija për ekonominë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se bota po përballet me një prej krizave më të rënda ekonomike që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në parashikimet më të fundit, organizata thotë se pret që niveli i rritjes ekonomike globale të jetë këtë vit vetëm 0.5 për qind. Nga ana tjetër, popullsia po rritet me rritme të shpejta.

Kjo do të thoshte një ulje të prodhimit për person.

FMN-ja parashikon që ekonomitë në zhvillm do të zvogëlohen, kurse rritja në ekonomitë e tjera do të uljet ndjeshëm.


Organizata thotë se rimëkëmbja graduale do të fillojë në 2010, por korrespondenti i BBC-së për Çështjet Ekonomike, thekson se kjo do të varet në vendime të fuqishme politike në mënyrë të veçantë në ato politika që kanë të bëjnë me rivendosjen e stabilitetit financiar.

Organizata Botërore e Punës paralajmëron se kriza ekonomike globale mund të çojë në humbjen e 51 milion vendeve të punës këtë vit.

Raporti i Organizatës për Tendencat e Punësimit për 2009, thotë se në rastin më të mirë, papunësia në shkallë globale do të rritet me 18 milion, nëse paketat stimuluese për ekonominë do të funksionojnë.

Por raporti shton se shenjat sugjerojnë se rënia ekonomike do të bëhet edhe më e thellë dhe derisa situata të pëmirësohet ka mundësi që të mbyllen një numër edhe më i madh vendesh pune.

Kreu i organizates Botërore te Tregtise, Pascal Lamy, ka paralajmëruar per rreziqet e proteksionizmit ekonomik në Forumin vjetor të Davosit ku marrin pjesë udhëheqës botërorë, biznesmenë dhe ekspertë të ekonomisë.

Zoti Lamy i tha BBC-së se historia kishte treguar se proteksionizmi mund ta përkeqësonte më tej krizën financiare, duke shtuar se tregtia duhet të mbahej e hapur.

Spanja është vendi më i fundit i zhvilluar në Evropë që ka hyrë në recesion, pasi ekonomia e vendit pati një tkurrje të madhe për të dytin tremuajor rradhazi.

Prodhimi i brendshëm bruto i Spanjës ra me 1.1 për qind në tre muajt e fundit të 2008.

Banka Qendrore e Madridit fajësoi rënien e thellë të investimeve dhe të konsumit të brendshëm.

Ekomia e Spanjës ka qënë një prej rasteve të suksesshme të ekonomive në Evropë, por në vitetet e fundit është goditur rëndë nga kriza ekonomike financiare në mënyrë të veçantë në sektorin e ndërtimeve.

Banka e Shqipërisë uli të mërkurën me 0.5 përqind normën e interesit në përpjekje për të stimuluar stabilitetin ekonomik të vendit përmes kredive me interes më të ulët.

Por ekspertë të ekonomisë thonë se kjo masë do të dobësojë pozitat deri tani të forta të lekut. /bbc/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori