LAJMI I FUNDIT:

Lagjja Model – Shkolla në shërbim të komunitetit

Lagjja Model – Shkolla në shërbim të komunitetit

“Arsimi është një investim thelbësor për fuqizimin e individëve që të arrijnë potencialin e tyre të plotë, për të bërë ndikimin e tyre pozitiv në botë. “

Lagjja Model përveç hapësirave të gjelbërta dhe ato rekreative, sipërfaqeve të banimit dhe atyre sociale, do të ketë edhe shkollë .


Ajo që e bën unike shkollën në Lagjen Model është koncepti i saj. Si një hapësirë multifunksionale, ajo është menduar të shërbejë jo vetëm si institucion edukativo-arsimor për fëmijët por edhe si hapësirë për komunitetit, pra përveç që shërben si një vend ku fëmiu ngritët individualisht shërben edhe si promotor i ngritjes së tërë komunitetit të lagjes .

Për t’i bërë banorët të ndihen më të përfaqësuar dhe më social, shkolla përveç hapësirave tipike për zhvillimin e procesit mësimor, do të posedoj hapësira si: fusha të lojërave, hapësira rekreative, biblioteka, hapësira për Urban Farming – ku fëmijët së bashku më prindërit, mësuesit apo gjyshërit mund të mbjellin dhe të studiojnë natyrën .

Një karakteristik tjetër e kësaj shkolle do të jetë edhe pishina e saj që do të ketë kapacitet gjysmë olimpik të shoqëruar me pishinën për jo notuesit, pra pishinën për të mësuar not .

Shkolla është e projektuar që të përmbaj tri nivele arsimore si: atë para fillor, fillor dhe të mesëm të ulët. Do të ketë kapacitet për 600 nxënës, me dy orare, pra gjegjësisht 1200 nxënës në dy ndërrime.

Shkolla do të ketë edhe hapësira të tjera si: kuzhinë, byfe, bibliotekë, laboratorë si dhe klasat për fëmijët me nevoja të veçanta. /Telegrafi/