LAJMI I FUNDIT:

La Liga zhvendoset në SHBA? Një nga ndeshjet më të mëdha të kampionatit mund të luhet atje

La Liga zhvendoset në SHBA? Një nga ndeshjet më të mëdha të kampionatit mund të luhet atje

Elita e futbollit spanjoll raportohet se po shpreson që ta zhvendosë përballjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në ‘Hard Rock Stadium’ gjatë muajit dhjetor.

Në një lëvizje dramatike, La Liga raportohet se po synon të bëhet liga e parë e cila zhvillon një ndeshje në Amerikë, sipas Daily Mail.

Atletico Madrid-Barcelona, një nga ndeshjet më të mëdha në kampionatin spanjoll, mund të luhet në Miami në shtëpinë e Miami Dolphins.


FIFA për një kohë të gjashtë ka kundërshtuar idenë e të luajturit ndeshjet e ligës jashtë vendit, teksa Federata e Futbollit e Spanjës raportohet se ka leje që ta bllokojë ndonjë lëvizje.

Sidoqoftë, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka folur rreth kësaj mundësie duke shpjeguar ndikimin që do të kishte në ekonominë e kampionatit.

“Nuk varet vetëm nga ne, por nëse jemi në gjendje ta bëjmë, do ta bëjmë. Ideja është që ta bëjmë sa më parë që të jetë e mundur. Nuk do të vendos ndonjë datë, por jemi duke punuar për të”.

“Skuadrat që do të marrin pjesë do ta bëjnë vullnetarisht. Unë nuk do të vendos për atë aspekt. Ne duhet të gjejmë një datë të mirë në kalendar, por do të përpiqemi ta bëjmë në Miami. Nuk do ta bëjmë një xhiro të tërë, por vetëm një ndeshje (për sezon) kjo është e tëra”, ka thënë fillimisht Tebas.

“Gjithmonë do të ketë njerëz kundër një ideje. Ne do të përpiqemi që të dhurojmë zgjidhje për ata që zakonisht shkojnë në stadium. Do të përpiqemi të jemi didaktikë në shpjegime”.

“Ne po flasim për një ndeshje të vetme, nuk po flasim për të gjithë kampionatin. Është një ndeshje e vetme në mesin e 380 ndeshjeve në sezon dhe mund të na ndihmojë të mbajmë nivelin ekonomik të ligës sonë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori