LAJMI I FUNDIT:

LA Galaxy kërkon Marquezin

LA Galaxy kërkon Marquezin

Skuadra nga MLS amerikane, LA Galaxy, dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Rafael Marquez, nga sezoni i ardhshëm.

Sport” njofton se ekipi kalifornian planifikon ta transferojë meksikanin me qëllim që ta zëvendësojë emrin e David Beckhamit pasi mesfushori të largohet nga skuadra.

Barcelona përveç se ka qendërmbrojtësit Carles Puyol, Gerard Pique dhe Gabriel Milito (që po rikuperohet), po ashtu gjatë këtij afati kalimtar, katalunasit transferuan edhe ukrainasin Dmytro Chygrynskiy, kështu që largimi i Marquez mund të ndodhë lehtë.