LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner tejkalon çdo rekord në Instagram, merr pëlqime më shumë se vet Beyonce (Foto)

Kylie Jenner tejkalon çdo rekord në Instagram, merr pëlqime më shumë se vet Beyonce (Foto)
Kylie Jenner (Foto: Getty Images)

Këngëtarja Beyonce kishte arritur të mbante rekordin për fotografinë më të pëlqyer në Instagram.

Bëhet fjalë për fotografinë e shtatzënisë, ku ajo shfaqi për herë të parë barkun e rrumbullakosur, në një imazh me lulesh.

https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa


Por, duket se fotografia më e pëlqyer e vitit ka tashmë një tjetër autore, e ajo është Kylie Jenner.

Dalin imazhet e para të bebes së vogël të Kim Kardashianit (Foto)
Lexo po ashtu Dalin imazhet e para të bebes së vogël të Kim Kardashianit (Foto)

Fotografia në të cilën ajo prezanton beben e saj, ka thyer rekordin e pëlqimeve duke grumbulluar mbi 15 milionë pëlqime.

https://www.instagram.com/p/Be3rTNplCHf

Ndërkohë, fotoja e Beyonces mbetet në 11 milionë.

Jenner gjatë gjithë kohës e kishte fsheshur shtatzëninë, deri sa më 2 shkurt vendosi të bëjë të ditur se ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, me të dashurin Travis Scott. /Telegrafi/

Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Getty Images)