LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi shqyrton Ligjin për ndërmarrjet publike por pa Trepçën

Kuvendi shqyrton Ligjin për ndërmarrjet publike por pa Trepçën

Kuvendi i Kosovës sot do të bëjë shqyrtimin e parë të projektligjit nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike ku një rol të veçantë gjatë privatizimeve të ardhshme do ti jepet edhe Komunave.

Ne ligjin për ndërmarrjet publike që pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, kombinati më i madh në Kosovë, Trepça, nuk do të jetë pjesë e këtij ligji por pritet të trajtohet në një ligj të veçantë.

Opozita e ka kundërshtuar këtë duke venë dyshime se prapa saj mund të fshihet me shumë se dëshira e pozitës për ta trajtuar Trepçën me një ligj të veçantë, duke dyshuar se kjo mund të jetë si pjesë e marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK dhe Lista Srpska ku në pikën dy të kësaj marrëveshje thuhet se: Do te kenë tretman të veçantë ndërmarrjet e privatizuara dhe që do të privatizohen në komunat ku shumicë është minoriteti serb.


Gjithashtu në këtë marrëveshje thuhet se janë pajtuar edhe se në bisedimet në Bruksel prioritet do t’i jepet edhe vendosjes së linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe linjës hekurudhore. Marrëveshja është publikuar nga gazeta Zëri në dhjetor të vitit të kaluar dhe është ne gjuhën serbe.

Marrëveshja është e nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Aleksandër Jabllanoviq i cili u shkarkua kohë me parë nga Kryeministri Isa Mustafa për fyerjen që i bëri nënave Gjakovare pas protestave disa ditësh.

Gjithashtu edhe njohës të kësaj fushe venë dyshime të mëdha në ketë duke u bazuar se edhe ligji aktual mundëson se ndërmarrjet aktuale të hiqen nga administrimi i AKP-së, duke u bazuar ne ligjin numër nr. 04/L-034 të AKP-së ku neni 5 .2 thotë: “Nëse një ligj në fuqi i shpallur nga një autoritet kompetent publik në Kosovë i cakton përgjegjësinë për administrimin e një ndërmarrje apo aseteve të saj një organi tjetër publik, Agjencia nuk do të ketë autoritet mbi këto ndërmarrje duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të atij ligji ose rregullore”.

Pra, ky nen mundëson që një ndërmarrje të përfshihet me një Ligj tjetër dhe të merret nga administrimi i AKP-së. Bazuar po në këtë nen, dy vite më parë Qeveria e mëparshme inicioi nxjerrjen e Ligjit të veçantë për Trepçën, ndërkaq në atë kohë fare nuk ishte paraqitur si nevojë ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrje Publike siç po bëhet tani.

Një shembull tjetër është rasti me ndërmarrjen “Brezovica”, e cila ishte ndërmarrje shoqërore, por me një vendim të Qeverisë u bë ndërmarrje publike, kaloi nën kompetenca të Qeverisë dhe u dha me koncesion për disa dekada. As për këtë rast nuk u ndryshua fare Ligji në fjalë.

Po ashtu ka vite të tëra që Komuna e Prishtinës ka iniciuar Ligjin e Prishtinës dhe në kuadër të këtij Ligji e ka përfshirë edhe ndërmarrjen Pallati i Rinisë. Kjo ndërmarrje tani është shoqërore, ndërsa nëse futet në Ligjin e Prishtinës, atëherë ajo hiqet nga administrimi i AKP-së dhe kalon nën administrimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori