Kuvendi i RMV-së: Kryeministrit dhe disa anëtarëve të Qeverisë u kanë pushuar funksionet, do t’i kryejnë vetëm funksionet e domosdoshme deri në zgjedhjen e qeverisë së re

Në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 28 maj 2024, sipas dispozitave në fuqi u verifikuan mandatet e deputetëve të sapozgjedhur në Kuvendin e njëmbëdhjetë të Kuvendit. Me këtë rast, Kuvendi konkludoi se “kryetarit të Qeverisë dhe një pjese të caktuar të anëtarëve të Qeverisë, me verifikimin e mandatit të deputetit, në pajtim me nenin 8, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, u pushojnë funksionet e tyre në Qeveri. Por, për të siguruar vazhdimësi në punën e Qeverisë, Qeveria do t’i kryejë vetëm funksionet e domosdoshme deri në zgjedhjen e qeverisë së re, njoftoi sot pasdite Kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Kjo praktikë, siç është bërë e ditur në kumtesë, nuk ndodh për herë të parë, ndërsa të dhënat e përbërjeve të kaluara parlamentare njohin raste të ngjashme edhe atë për mandatin 1998-2002, 2002-2006 dhe 2006-2008
“Pra, kur nuk bëhet fjalë për dorëheqje të kryeministrit, gjegjësisht të Qeverisë, kur votohet mosbesimi Qeverisë ose kur shpërndahet Parlamenti, në Kushtetutë, në Ligjin për deputetë, në Ligjin për Kuvend dhe në Kodin Zgjedhor nuk ka asnjë dispozitë që e rregullon çështjen e funksionimit dhe përfundimit të mandatit të Qeverisë në periudhën pas konstituimit të Kuvendit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Në rastin konkret, duhet pasur parasysh se në nenet 43, 44 dhe 46 të Ligjit për Qeverinë është rregulluar çështja e ndërprerjes së mandatit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, si edhe përfundimi i funksioneve të ministrave plotësues, ndërsa për kryetarin e Qeverisë dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë nuk ka vendim e as procedurë për përfundimin e funksionit”, thuhet në kumtesë.
Në këtë mënyrë, siç është bërë e ditur në kumtesë, edhe më 28 maj 2024 përfaqësuesit e partive politike në Kuvend, para seancës konstituive dhe, madje, në vetë seancën konstituive qëndruan konsekuentë në këtë, gjegjësisht mbeti qëndrimi i Kuvendit si në periudhat e mëhershme, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e punës së Qeverisë, që Qeveria t’i kryejë vetëm funksionet e domosdoshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Grupi parlamentar i partisë “E majta” sot njoftoi se kryetarit të Kuvendit i ka dorëzuar kërkesë me shkrim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të deputetit Talat Xhaferi nga BDI – në bazë të papajtueshmërisë së funksionit deputet dhe kryeministër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës