LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit

Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit

Kuvendi i Kosovës miratoi sot raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2008. Në seancën e sotme u miratuan edhe disa projektligje, ndërsa pritet të formohet edhe një komision i veçantë që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Gjilanit, kërkuan në fillim të seancës nga Qeveria e Kosovës që të ndajë një fond të veçantë për t’i ndihmuar qytetarët e rajonit të Gjilanit të cilët pësuan dëme rreth 3 milionë euro nga stuhia e breshërit. Qeveria komunale nuk ka fonde për të ndihmuar të prekurit nga kjo fatkeqësi, tha deputeti Fatmir Rexhepi.

Ndryshe në seancë plenare Kuvendi miratoi sot Projektligjin për biocide, pas shqyrtimit nen për nen, ndërkaq që po shqyrton raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Deputetët adresuan kritika për raportin në fjalë i cili është i pari raport që i është prezentuar Kuvendit të Kosovës, duke ditur se kjo më parë ka qenë çështje e rezervuar.


Sipas deputetëve Kosova ka resurse minerale të një rëndësie të veçantë, por për fat të keq ato nuk po shfrytëzohen dhe menaxhohen si duhet.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin për punën e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit dhe do të shqyrtohet formimi i Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. /rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori