LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miratoi Projektligjin për presidentin, parasheh privilegje të përjetshme

Kuvendi miratoi Projektligjin për presidentin, parasheh privilegje të përjetshme

Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për presidentin, i cili parasheh privilegje të përjetshme për presidentin e vendit.

Të pranishëm në Kuvend ishin 108 deputetë, ku 78 votuan për dhe 30 deputetë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci bëri të ditur se privilegjet e përjetshme për Presidentin i kanë mundësuar edhe ata që kanë abstenuar ose që nuk kanë marrë pjesë në votim, raporton Telegrafi.


“Kuvendi sapo votoi Projektligjin nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, i cili parasheh privilegjet e përjetshme për Presidentin e vendit. Të pranishëm ishin 108 deputetë. Kundër propozimeve për privilegjet e përjetshme për presidentin votuam 30 deputetë, ne të VETËVENDOSJE! sigurisht se jemi kundër. Duhet parë sa më parë transkriptin e votave që të shofim mënyrën e votimit të deputetëve. Privilegjet e përjetshme për Presidentin i kanë mundësuar edhe ata që kanë abstenuar ose që nuk kanë marrë pjesë në votim. Mendja më thotë se ata që e votuan për president, po i mundësojnë tani dhe privilegjet e përjetshme”, theksoi Nagavci.

Ndryshe, me këtë Projektligj beneficionet për presidentin që kanë qenë për një periudhë 5 vjeçare bëhen të përjetshme. Në këtë link, në nenin 19, 20, 21 mund t’i gjeni benefitet e presidentit. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori