LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi e Qeveria kanë bllokuar agjencitë e pavarura

Kuvendi e Qeveria kanë bllokuar agjencitë e pavarura

Trembëdhjetë institucione dhe agjenci të pavarura vazhdojnë të funksionojnë me borde të pakompletuara e disa janë krejtësisht jofunksionale që prej disa muajsh, madje edhe deri në tre vjet.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve tani po bëjnë apel tek Kuvendi e Qeveria që të përzgjedhin sa më shpejt anëtarët e tyre, kurse këta të fundit njoftojnë se brenda prillit do të kompletohen shumica e bordeve.

Fitim Krasniqi, sekretar i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se planet e Qeverisë janë që plotësimi i bordeve për agjencitë e pavarura të bëhet gjatë muajit që vjen.


“Shumica janë në proces dhe shpejt do të përfundohen nga ana e Qeverisë dhe do të plotësohen bordet. Disa janë në proces të konkursit e për disa nuk ka nevojë për konkurs dhe vetëm do të propozohen emra e të dalin në Kuvend. Mendohet që në muajin prill të përfundojë procesi për shumicën. Kështu është planifikuar”, ka thënë ai gjatë të hënës. /KohaDitore/Telegrafi/