LAJMI I FUNDIT:

Kush është Ollie Watkins, ‘heroi’ i ‘Tre Luanëve’ që i dërgoi në finalen e madhe

Kush është Ollie Watkins, ‘heroi’ i ‘Tre Luanëve’ që i dërgoi në finalen e madhe

Ollie Watkins është futbollist profesionist anglez, i cili luan si sulmues për klubin Aston Villa në Ligën Premier dhe për Kombëtaren e Anglisë.

Ai sot u bë edhe më i njohur për shënimin e golit të fitores së Anglisë ndaj Holandës, në gjysmëfinalen e Euro 2024, ku në finale do të ndeshjet me Spanjën.

Karriera e Ollie Watkins, si profesionist filloi te Exeter City, ku ai shpejt tregoi talentin e tij si një sulmues i aftë dhe i shpejtë. Ai kaloi disa sezone me këtë klub, duke u bërë një lojtar kyç.


Në vitin 2017, Watkins u transferua te Brentford, ku performancat e tij të shkëlqyera tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve të tjera. Gjatë sezonit 2019/2020, ai shënoi 26 gola në Championship, çka e bëri atë një nga golashënuesit më të mirë të ligës.

Ku sezon, në vitin 2020, sulmuesit ia ofroi mundësinë që të bashkohet me Aston Villa për një shumë rekord për klubin atë kohë (34 milionë euro). Ai ka vazhduar të tregojë aftësitë e tij të shënimit të golave dhe ka qenë një lojtar kyç për ekipin e Ligës Premier. Ai me klubin anglez ka 70 gola dhe 26 asistime.

Watkins, aktualisht 28 vjeçar, bëri debutimin e tij për Kombëtaren e Anglisë në mars të vitit 2021 në një ndeshje kundër San Marinos, ku gjithashtu shënoi golin e tij të parë. Ai ka tre gola në 13 ndeshje.

Stili i lojës së  Watkins përkufizohet me shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar hapësira, që shpesh mbyllen me gola të shkëlqyera. Ai gjithashtu është i njohur për punën e tij të palodhur në fushë dhe aftësinë për të ndihmuar në mbrojtje, duke qenë një lojtar shumë i disiplinuar dhe i përkushtuar.

Goli i Watkins ndaj Holandës është një moment i rëndësishëm në karrierën e tij dhe dëshmon për aftësitë e tij si një sulmues i klasit të lartë. Ky gol do ta ngritë profilin e tij dhe e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes si një lojtar kyç për të ardhmen e kombëtares angleze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori