LAJMI I FUNDIT:

Kush e kishte shpallur dënimin me vdekje për Rugovën dhe Nanon?

Kush e kishte shpallur dënimin me vdekje për Rugovën dhe Nanon?

Më 7 shtator 1998, në Romë, në një makinë ndodheshin: Diplomati i Parë, i Treti (Topalli) dhe Syri i Qelqtë. Ky i fundit rrinte në timon. Në atë mision brenda Romës nuk e kishin marrë me vete shoferin. Ata qenë nisur për në takimin e caktuar me një diplomat të huaj, patën udhëtuar pothuaj në heshtje dhe nëpër një diell bezdisës që u rrinte përballë si të mos kishte ndërmend të lëvizte dhe perëndonte. Gjithsesi qenë në humor. Madje Syri i Qelqtë pati vënë një kasetë me këngë boshnjake.

Ylli Polovina

Po kalonin ato çaste përmes Piazza Venezia dhe sipas rregullit të zakonshëm vetëm një manovër kthese djathtas do t’i nxirrte në të përpjetën e kodrës Quirinale, pastaj në rrugën për në Stazione Termini. Prej aty do të merrej drejtimi i palëkundur: Ambasada.


-Nuk ka ndonjë gjë radioja? – bërbëliti Topalli.

Syri i Qelqtë ktheu menjëherë kokën nga ai. Bebëzat e syve, falë edhe miopisë, iu bënë si pikëza të zeza.

-Janë këngë boshnjake – tha shpejt e shpejt – Nuk janë serbe.

Diplomati i Tretë nuk u përgjigj. Ai i kishte akoma para syve pamjet e përcjella nga Euronews të afro katërqind kosovarëve të arrestuar nga trupat speciale serbe dhe të ulur poshtërisht në gjunjë në një shesh të madh. Të gjithë mbanin duart të lidhura pas kokës, si në prag të një kuje.

Diplomati i Parë nuk hyri në dialog. Vetëm shtrëngoi nofullat. Ato çaste as atij nuk i pëlqenin ato melodi.

-Po të ishit dakord unë do t’ju propozoja të kthehemi pak çaste tek Fontana Di Trevi – tha pas pak duke u përpjekur t’i heqë zymtinë bisedës.

Syri i Qelqtë ktheu sërish kokën. Kësaj radhe drejt Diplomatit të Parë. Bebëzat po i zgjeroheshin.

-Dakord – u përgjigj dhe mbylli kasetofonin e makinës. Menjëherë në kabinë vërshoi gjallëria e rrugës. Bashkë me të edhe fluksi i përthyer i dritave të makinave.

Fytyrat e tyre u bënë ngjyrë vjollcë.

-Do të kërkosh të plotësohet ndonjë dëshirë? – ngacmoi Syri i Qelqtë.

Në Fontana Di Trevi ishte zakon që vizitorët, pasi ktheheshin me shpinë nga shatërvani i madh e i kaltër, shqiptonin me vete një dëshirë dhe pa e kthyer trupin, flaknin në ujë një monedhë metalike. Kjo donte të thoshte që dëshira e fshehtë pritej të plotësohej.

Por, Diplomati i Parë zgjodhi heshtjen. Kishte rënë në mendime. Dialogu me të huajin e rëndësishëm kishte qenë i vështirë. Më shumë nuk ishin kuptuar me njeri-tjetrin. Ai që në fillim kërkoi të dinte hollësi rreth lajmit të shpërndarë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin dënuar me vdekje Fatos Nanon.

Diplomati i Parë psherëtiu. Po kalonin nëpër rrugën kryesore të qendrës së Romës, Via del Corso, dhe turma e madhe e shëtitësve dhe e makinave dukej sikur do t’i kërcente sipër trupit të vogël të veturës së tyre “Fiatuno”. Duhej ende kohë e durim që t’i afroheshin Pallatit Kixhi, kryeministrisë italiane. Aty më në fund do të merrnin rrugën djathtas dhe do t’i afroheshin shatërvanit Trevi.

Diplomatit të huaj i kishin shpjeguar se prej kohësh qarkullonte lajmi i dënimit me vdekje të Ibrahim Rugovës dhe Fatos Nanos, madje ky më shumë lëvizte në shtypin e Beogradit dhe në disa mjedise të caktuara të Perëndimit. Saktësisht atje ku historikisht kishin lidhje më të afërta me serbët. Në Prishtinë, iu tha, një lajm i tillë dëgjohej më pak se kudo. Kurse, në Tiranë, iu vijua më pas, gjykohet si lajm periferik.

Në Via del Corso lumi i makinave vijonte të rrëshqiste i ngadaltë, aq sa të dukej se do të ndalte dhe do të bllokonte të gjithë lëvizjen.

I huaji ishte kokëfortësisht mosbesues para argumenteve të tyre. Atëherë vijuan t’i thoshin se po të ishte e vërtetë që Ibrahim Rugovën udhëheqësit e UÇK-së e kishin dënuar me vdekje, atëherë ata mund ta kryenin fare lehtë atentatin e tyre. Në rast se i njëjti ndëshkim ishte formuluar edhe për kryeministrin shqiptar, iu tha, po ashtu do t’i ndihej “krisma”.

Në reagim i huaji kishte ngritur supet dhe më në fund pati pranuar dyshimin e kolegëve të tij se kërcënime të tilla, ndoshta të shqiptuara nga individë të veçantë pjesëmarrës në lëvizjen çlirimtare kosovare, amplifikoheshin nga Beogradi për të përçarë faktorin shqiptar dhe për ta izoluar ndërkombëtarisht UÇK-në.

Në një çast tjetri kishte ndërhyrë me fjalët: “Mos këta luftëtarë janë thjesht terroristë të zakonshëm?”

I qe kthyer përgjigja: “Po qe se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishin vetëm disa dhjetëra vetë të izoluar nga përkrahja popullore mundej që ajo të ngjasonte me njësitet ‘narkos’ të Amerikës Latine. Por, tashmë bëhet fjalë për një pjesëmarrje në mijëra dhe me një përkrahje totale në qytete dhe në fshatra. Ajo është shndërruar në një lëvizje popullore dhe terrorizmi nuk e bën dot këtë mrekulli, përkundrazi”.

“Edhe terrorizmi mbledh njerëz”, pati bërbëlitur diplomati i huaj. “Në Amerikën Latine ende ka parti të së majtës ekstreme që i mbajnë në këmbë ushtritë e tyre të quajtura çlirimtare me anë të parave të fituara me drogë”.

Diplomatët shqiptarë nuk kishin heshtur dhe pas kësaj. Kishin argumentuar se njollosja me drogën e një lëvizjeje popullore për liri ishte një intrigë. Në manipulimin e kësaj gënjeshtre, shtuan ata, nuk dukej se Beogradi dhe Sllobodan Millosheviqi ishin të vetëm. Tjetri kishte ngritur supet i menduar e pati shqiptuar fjalën mëdyshëse “ndoshta”.

Tashmë Via del Corso po afronte imazhin e Pallatit Kixhi dhe kjo donte të thoshte se pas një grime mund të merrnin djathtas e t’i afroheshin Shatërvanit Trevi. Prej andej, për fare pak metra, mund të shkonin në Vicolo Scanderbeg, “Rrugicën e Skënderbeut” dhe të gjendeshin tek sheshi me emrin e tij, përballë bujtinës ku Gjergj Kastrioti pati ndenjur në Romë, për një takim pune tek Papa, dy muaj në kapërcyell të viteve 1466-1467.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori