LAJMI I FUNDIT:

Kush do të vendoset në objektin e OSBE-së?

Kush do të vendoset në objektin e OSBE-së?

Mos njohja e pronësisë vendore nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, ka shkaktuar probleme, duke i detyruar pronarët vendorë që të tentojnë me dhunë të futen në objektet e tyre. Përfaqësues ndërmarrjeve shoqërore ngrenë zërin e tyre, duke kërkuar nga misioni i OSBE-së, që të pranoj pronësinë e ndërmarrjeve “Markettingu”, duke paguar qiranë.

Ky mision tani është duke u përgatitur për të lëshuar këtë objekt dhe të vendoset në një vend tjetër. Gazeta “Lajm” raporton se misioni i OSBE-së do të largohet nga objekti i ish-bankës së Lubjanës, e në të do të vendoset misioni i UNMIK-ut, ndërkohë që këta të fundit e mohojnë një gjë të tillë. “Jo misioni i UNMIK-ut nuk do të vendoset në atë objekt, por do të vazhdoj të operoj në objektin ku është tani”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Oliver Salgado.

Agim Kastrati, drejtor i përgjithshëm i NSHT “MARKETING”, tha se nuk do t’i ndalen asnjëherë kërkesat e tyre për qera, edhe pasi OSBE-ja të lëshoj objektin.

“Ne me 1 shtator do të tentojmë të futemi me dhunë në objektin tonë i cili është uzurpuar para 11 viteve nga ky mision, pasi që edhe punëtorët janë lodhur duke përdorur format cilivizuese, nga të cilat nuk kemi përfituar asgjë”, tha Kastrati.


Zyrtar të OSBE-së, i kanë thënë gazetës, se ky mision nuk e ka liruar ende objektin.

E në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), thonë se kanë kërkuar nga OSBE-ja që objektin, të cilin e ka shfrytëzuar deri më tani t’ia dorëzojnë AKP-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori