LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila për grevën: Procesi skajshmërisht është politizuar, SBASHK-u thotë se ende nuk e ka parë Projektligjin e Pagave

Kusari-Lila për grevën: Procesi skajshmërisht është politizuar, SBASHK-u thotë se ende nuk e ka parë Projektligjin e Pagave

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi të enjten se greva në arsim është politizuar skajshmërisht si proces.

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për grevën, ajo tha se kjo është vërejtur kur SBASHK-u ka deklaruar se përfshirja e Avokatit të Popullit në këtë proces është bërë për t’i përçarë sindikatat, raporton Telegrafin.

“Përpjekjet e qeverisë për të gjetur zgjidhje janë të vazhudueshme, por procesi skajshmërisht është politizuar. Kjo u vërejt kur SBASHK-u tha se involvimi i Avokatit të Popullit është institucion që ka hyrë në rrugën e shantazheve për t’i përçarë sindikatat”, u shpreh Kusari-Lila.


Mes tjerash, ajo pyeti se si ka mundësi që SBASHK-u thotë se ende nuk e ka parë Projektligjin e Pagave, derisa kërkesa e tyre kryesore para se të hyjnë në grevë ishte që mësimdhënësit të trajtohen dinjitetshëm në Ligjin e Pagave.

“Tema të cilën po diskutojmë sot do të duhej të ishte përmbyllur deri më tani. Sot po bëhen 3 javë që fëmijët po presin t’u kthehen bankave shkollore. Ky vit do të duhej të fillonte krejt ndryshe. Është viti i parë që përballja me pandeminë po luftohet si duhet. Por, ja që fatkeqësisht fëmijët po përballen me një situatë që as nuk e kanë shkaktuar e as nuk e kanë krijuar, megjithatë po i bartin pasojat”.

“Jemi të vetëdijshëm se e drejta për grevë është e garantuar me ligj dhe pjesëmarrja me të është vullnetare, por sa herë që këtë të drejtë e shfrytëzojmë duke i dëmtuar të tjerët, në këtë rast fëmijët, atëherë e keqpërdorim atë të drejtë”.

“Në maj të vitit 2022, kërkesa e SBASHK-ut përveç shtesave prej 100 eurove  ishte që mësimdhënësit të vendosen aty ku e meritojnë në Ligjin e Pagave. Sot e kemi udhëheqjen e SBASHK-ut që thotë se nuk e kanë pasur rastin të shohin Projektligjin e Pagave. Si mund të diskutoni për një çështje bazike e cila ka qenë boshti i kërkesës para se të hyjnë në grevë, kur ata sot që ka javë të tëra që Projektligji për Paga është në diskutim publik, thonë që nuk e kanë parë?”, përfundoi shefja e deputetëve të VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori