LAJMI I FUNDIT:

Kusari: AKR-ja po nxit zhvillimin ekonomik

Kusari: AKR-ja po nxit zhvillimin ekonomik

Propozimi i kompanisë angleze “London Capital Markets” për ta marrë nën menaxhimin e saj për gjashtë vjet Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK) do të bëjë që Kosova të përfitojë qindra miliona euro, do ta shpëtojë këtë kompani të shitet me një çmim më të ulët dhe do të bënte që të ruhen vendet e punës për punëtorët. Kështu ka deklaruar zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, për gazetën “Epoka e re”.

Kusari-Lila,tha se letra nga kompania “London Capital Markets” është një ofertë shumë serioze, e cila do të sjellë të mira për PTK-në, ashtu edhe për punëtorët e saj, pasi të gjithë ata do t’i ruajnë vendet e tyre të punës dhe do të mundësohet që Kosova të përfitojë prej 350 deri në 500 milionë euro në formë kredie që “London Capital Markets” do t’i kthehen nga menaxhimi i PTK-së.

“Ky propozim ka të bëjë me një ofertë shumë të mirë. Ajo ka të bëjë si me financimin, ashtu edhe me menaxhimin e PTK-së. Kjo ofertë është përfituese edhe për kompaninë edhe për Qeverinë e Kosovës për një menaxhim gjashtëvjeçar”, thekson ajo.

Kusari tha se Qeveria e Kosova është deklaruar se duhet të shitet PTK-ja që të ketë mjete për investime dhe ndërtimin e autostradës, që pritet të kushtojë miliona euro.


“Nëse shitet Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), ajo nuk mund të kthehet mbrapa. Shitja është shitje dhe ne mendojmë se nuk duhet të ndodhë ajo, sepse forma që ka paraparë Qeveria e Kosovës për ta shitur këtë kompani, nuk është në të mirë të zhvillimi të Kosovës. Nëse bëhet shitja, atëherë kemi të bëjmë me ndërrim të pronësisë dhe nuk mund të zhbëhet më”, ka theksuar ajo.

Kusari-Lila është shprehur se mënyra si po bëhet privatizimi i PTK-së është e padrejtë. Sipas saj, propozimi i “London Capital Markets” është një alternativë shumë e mirë, sepse Qeveria e Kosovës i inkason mjetet në shkëmbim të menaxhimit të PTK-së nga kjo kompani. /Epoka e Re/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori