LAJMI I FUNDIT:

Kurti vlerëson ndikimin e këshillave amerikane në arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Kurti vlerëson ndikimin e këshillave amerikane në arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ditën e sotme Presidenten e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, Lisa Choate.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ata biseduan rreth fuqizimit të bashkëpunimit dhe sinergjisë me organizatën, si dhe përkujtuan 20 vjetorin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) i cili ka kontribuar edhe në zhvillimin e Kosovës përmes iniciativave në fushën e arsimit.

“Kryeministri Kurti e uroi znj. Lisa Choate për emërimin së fundmi si Presidente e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, duke vlerësuar ndikimin e rëndësishëm të organizatës në arsimin ndërkombëtar. Veçoi dhe rolin e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar dhe KAEF-it në përkrahjen e profesionistëve që tashmë udhëheqin dhe mbështesin sektorin publik dhe privat të Kosovës”, vijon njoftimi.


Në këto 20 vite, KAEF ka investuar 11 milionë dollarë duke rezultuar në 117 të diplomuar nga universitetet më të mira të ShBA-së, shumë prej të cilëve kontribuojnë tashmë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Arritjet e këtyre studentëve përfshijnë menaxhimin e projekteve me vlerë mbi 80 milionë euro, themelimin e mbi 50 bizneseve, krijimin e mbi 10,000 vendeve të punës dhe trajnimin e mbi 5,000 individëve, duke rritur aftësitë e sektorit publik dhe privat.

Në takim u theksua se mbi 40% e të diplomuarve punojnë në sektorin privat dhe rreth 30% kontribuojnë përmes organizatave ndërkombëtare si BERZh dhe FMN, duke kontribuar në qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale të Kosovës.

Kryeministri theksoi edhe angazhimin e qeverisë për të rritur bashkëpunimin me KAEF-in dhe Këshillat Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, me qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e aspiratave strategjike të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori