LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Serbët do ta kenë një ministër, nuk do të bëjmë koalicion me Listën Serbe

Kurti: Serbët do ta kenë një ministër, nuk do të bëjmë koalicion me Listën Serbe

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues, dhënien e një ministrie për serbët.

Në një intervistë për Euronews Albania, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u pyet nëse po shkel me vetëdije kushtetutën lidhur me kundërshtimin e tij për të përfshirë në qeverinë e vet Listën Serbe, si përfaqësuese të komunitetit serb.

Kurti tha të qenit serb është përkatësi kombëtare dhe jo librezë partie.


Sipas tij, Kushtetuta nuk e specifikon që kur ekzistojnë 12 ministri, njëri prej tyre duhet të jetë patjetër anëtar i Listës Serbe.

“Ne nuk do ta shkelim kushtetutën, por nuk do të bëjmë koalicion me Listën Serbe”, tha Kurti për Euronews Albania.

“Do ta respektojmë obligimin që kemi, një ministër do të jetë nga komuniteti serb, preferojmë jo nga Lista Serbe,” shtoi ai.

Duke i rikujtuar thënien e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani se rezultatet zgjedhore duhet të reflektohen në përbërjen e ekzekutivit, gazetari i Euronews e pyeti liderin Kurti, nëse është i gatshëm ta përmbushë këtë duke përfshirë Listën Serbe që është partia më e fuqishme e komunitetit serb në vend.

“Deri me rastin e certifikimit të zgjedhjeve të Kosoves kemi shpresuar se ndoshta mund të dali një deputet tjetër serb i cili nuk është i Listës Serbe,” u përgjigj Kurti.

Ai sqaroi se nuk ka problem me Listën Serbe për faktin se ajo është e komunitetit serb.

Theksoi se do ta respektojë kushtetutën lidhur me këtë çështje dhe se do të takohet me Listën Serbe për ta diskutuar premisën, por tha se LVV po shihte mundësitë të mos e identifikonte serb me një parti të formuar nga Beogradi.

“Të mos e ngatërrojmë obligimin kushtetues me koalicionin qeverisës, koalicion me Listën Serbe nuk kemi obligim të bëjmë”, tha  Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori