LAJMI I FUNDIT:

Kurti për nominimin e Hotit: Presidenti dëshiron kryeministër të dobët

Kurti për nominimin e Hotit: Presidenti dëshiron kryeministër të dobët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër.

Kurti ka thënë se presidentit, Hashim Thaçi i duhet një kryeministër i dobët, transmeton Telegrafi.

“Presidenti aktual dëshiron kryeministër të dobët, një kryeministër që mund të shkaktojë incidente e ai t’i shtyjë përpara marrëveshjet për shkëmbim territoresh. E sa është Hoti i dobët e kanë treguar qytetarët në zgjedhje”, deklaroi ai në rtk.


Ndryshe, kryeministri Kurti ditë më parë ka thënë se presidenti Hashim Thaçi me përpjekjet e tij për formimin e Qeverisë së re po e shkel rendin kushtetues.

“Presidenti me një përpjekje të egër po mundohet që vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët, ta mbyllë më një dekret antikushtetues, ku po përpiqet të përjashtojë partinë më të votuar. Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese”, kishte deklaruar Kurti.

Ai ka thënë së vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi të kalohet pandemia e coronavirusit./Telegrafi/