LAJMI I FUNDIT:

Kurti për FSK-në: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Kurti për FSK-në: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se ata janë vazhdimësi e UÇK-së.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve tha se FSK ka dëshmuar se është profesionale.

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale. Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.


Kurti tutje ka deklaruar se “në zemrën e ushtarit tonë është dashuria për njerëzit, që ju e keni dëshmuar në Kosovë, në misionet për fatkeqësitë natyrore në Republikën bashkëkombase të Shqipërisë, por edhe në misionet që keni marrë përsipër në territoret e largëta”.

“Në dijen e ushtarit është historia e popullit. Secili prej jush është rritur me emrat e ndritur që me vullnetin e tyre e kanë krijuar ushtrinë pa patur ndihmë institucionesh, e kanë nxjerrë ushtrinë nga gjiri i këtij dheu. Tashmë ju jeni ushtria e një shteti të këtij kombi, andaj dhe qeveria do të mbështesë më së pari lulëzimin e ushtrisë së vet. Ne nuk guxojmë të veprojmë ndryshe. Në vetëdijen e ushtarit është qenësia e qytetarit më sublim të Republikës”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Kalo në kategori