LAJMI I FUNDIT:

Kurti për deportimin e shtetasve turq: Nuk mjaftojnë dy shkarkime

Kurti për deportimin e shtetasve turq: Nuk mjaftojnë dy shkarkime

Pas deportimit të gjashtë shtetasve turq nga autoritet e Kosovës,  lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se dy shkarkimet që bëri kryeministri Haradinaj nuk mjaftojnë. 

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkarkimin e shefit të AKI-së, Driton Gashi, dhe ministrit të Brendshëm Flamur Sefajn, kryeministri Ramush Haradinaj, e bëri vetëm që të mos dorëheqet vet.

Kurti beson se këto dosje s’mund të jenë bërë pa dijeninë e Thaçit, ai pyet se kush e beson se është bërë deportimi pa qenë ai në dijeni.


“Çështja nuk është thjesht as te arrestimi dhe as te deportimi. Çështja është kush ka dhënë urdhër ose plotfuqishmëri që të bëhen dosje nga AKI për këta persona, thotë Kurti.

Postimi i Kurtit në Facebook:

“Gjashtë persona do ndjekin autorin?

Pardje gjashtë nënshtetas të Turqisë u kapën nga shteti i kapur i Kosovës. Nuk e dinim ku ndodhen. Nuk është e qartë pse i morën. Fare pak njerëz tejet të fuqishëm po tallen me Republikën ku asnjëri s’është i sigurt.

Këto dy shkarkime që bëri kryeministri nuk mjaftojnë. Madje ato janë zëvendësim i dyfishtë. Zëvendësim për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj – ai shkarkon dy të tjerë që të mos dorëhiqet vetë. Dhe, zëvendësim për denoncimin e duetit Hashim Thaçi & Shpend Maxhuni – ai ekspozon një ministër që do t’i harrohet emri para se t’ia mësojmë mirë që të ngelin në prapavijë presidenti i shtetit me drejtorin e tij të policisë.

Çështja nuk është thjesht as te arrestimi dhe as te deportimi. Çështja është kush ka dhënë urdhër ose plotfuqishmëri që të bëhen dosje nga AKI për këta persona. Aty nis rasti. Sepse porsa të fillojë krijimi i dosjes i klasifikuar te rrezikshmëria, terrorizmi e të tjera si këto, është çështje kohe kur kapen e deportohen njerëzit. Pse janë skeduar këta njerëz dhe me urdhër të kujt? Këtu fillon arbitrariteti dhe cenimi kushtetues (përfshirë konventën evropiane për të drejtat e njeriut) dhe mandej me radhë ligjet. Dhe, sërish, kush e beson se këto dosje u bënë pa dijeni të Presidentin ose pa qenë i informuar ai?

E, megjithëkëto, Kuvendi i Kosovës dje refuzoi të debatojë për këtë çështje. Kishte shumë lot krokodili të deputetëve për rrëmbimin me të cilin nuk donin të merreshin.

Nuk është çështja të mbajmë qëndrim mbi konfliktin e brendshëm në Turqi, as mbi fajësinë ose jo të gjashtë të dëbuarve. Por duhet dënuar kidnapimi i tyre, dhe dëbimi e dorëzimi në një shtet tjetër, pa gjyq, pa transparencë, pa njoftuar institucionet, dhe në analizë të fundit, pa dashur të marrë përgjegjësi askush.

Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qera një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka. Demokraci e drejtësi do të thotë që këta gjashtë persona t’ia kthejnë ndjekjen autorit” , ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në Ferizaj me kontrolle në autobusët urban ku shumica e udhëtarëve ishin nxënës - në dyshemenë e autobusit u gjetën armë zjarri, thika dhe boks hekuri

Policia në Ferizaj me kontrolle në autobusët urban ku shumica e udhëtarëve ishin nxënës - në dyshemenë e autobusit u gjetën armë zjarri, thika dhe boks hekuri

Kronika e Zezë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Pas vdekjes së komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

Pas vdekjes së komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

Lajme
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme

Lajme
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Lajme
Hapja e negociatave, Rama: Do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së

Hapja e negociatave, Rama: Do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së

Lajme
Kalo në kategori