Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri.
Këto komente, Kurti i bëri gjatë vizitës së kazermës së FSK-së në Gjilan.
“Është kënaqësi të jem këtu sot, në mesin e juve ushtarakëve të përkushtuar. Ju Ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë. S’kam sesi të mos ndihem i nderuar dhe krenar, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se FSK çdo ditë rritet me kapacitetet e saj, duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja, shkruan Telegrafi.
“Në vitin që lamë pas FSK sërish ka treguar profesionalizëm të lartë. Një ndër sukseset më të larta është pjesëmarrja në Defender Europe 2022, ku ju treguat profesionalizëm së bashku me ushtarët e NATO-s dhe SHBA-ve. Sfida e radhës Defender Europe 2023 do të ju gjej edhe më mirë edhe më të përgatitur, jam i sigurt për suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim”, u shpreh Kurti.
Kurti shtoi se ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët, duke premtuar mbështetje nga ana e Qeverisë.
“Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje e armatim ashtu edhe në kushtet e shërbimit dhe në ofrimin e mundësive ku ju mund të tregoni shkathtësitë tuaja ushtarake”, tha Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?