LAJMI I FUNDIT:

Kursehen 20 milionë euro përmes shkurtimit të rrogave

Kursehen 20 milionë euro përmes shkurtimit të rrogave

Shpenzimet e zvogëluara të institucioneve shtetërore i sollën kursim prej 20 milionë eurove Bosnjë e Hercegovinës (BeH), me çka përmbushi kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kjo shumë është kursyer përmes zvogëlimit të rrogave të administratës, shpenzimeve materiale, regresionet dhe mjetet për haje të ngrohtë, njoftoi zëvendës-ministri i Financave i BeH-së, Fuad Kasumoviq.

Anëtarëve të Parlamentit nuk u janë zvogëluar rrogat, por thjeshtë është zvogëluar buxheti për grupet parlamentare.