LAJMI I FUNDIT:

Kupa e Konfederatave: Brazili në gjysmëfinale

Kupa e Konfederatave: Brazili në gjysmëfinale

Brazil ka treguar një paraqitje të shkëlqyeshme për të mposhtur me rezultat 3-0 kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për t’u kualifikuar kështu për në gjysmë-finale të Kupës së Konfederatave.

Brazili sulmoi që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa arriti te goli i parë me anë të Felipe Melo pas shtatë minutash lojë. Robinho dyfishoi avantazhin e brazilianëve po në pjesën e parë të ndeshjes, pas edhe 13 minutash tjera (20’).

Fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak më i mirë për amerikanët, pasi nga loja u përjashtua Sacha Kljestan (57’). Duke shfrytëzuar epërsinë e një lojtari, Brazili shënoi edhe golin e tretë, kësaj here me anë të Maicon (62’).

Me këtë fitore Brazili kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, ndërsa nëse shënon fitore më vonë ndaj Egjiptit, në gjysmëfinale kualifikohet edhe Italia.