LAJMI I FUNDIT:

Ku po shkon PSD, cilat janë mundësitë?

Zhvillimet e fundit që po ndodhin në njërën nga organizatat më të vjetra politike, Partinë Social- demokrate, (ish Partinë Social- demokrate të Kosovës, e cila këtë vit festoi 20 vjetorin e themelimit), nuk janë komform përgjegjësive për lidershipin e kësaj partie. Heshtja e kryetarit të PSD-së, Agim Çeku, heshtja e kryesisë dhe status-quoja që ka ndodhur gjatë kohëve të fundit në PSD, këtë parti e rikthejnë në ditët e para 10 prillit 2008, kur Agim Çeku iu bashkëngjit PSD-së dhe mori liershipin e saj nga Kryetarja e deriatëhershme Kaqusha Jashari.

Pritjet nga anëtarësia dhe simpatizantët e frymës social-demokrate se kjo parti tani do të imponohet ne skenën politike kosovare duke afruar alternativë, promovuar vlerat social-demokrate, vlerat njerëzore, siç janë respekti për njerëzit, respekti për më të dobëtit, solidariteti me më të dobëtin, me të hendikepuarit, solidariteti në mes gjeneratave, respekti për punë, vlerësimi i punës dhe punëtorëve, liria e mendimit dhe veprimit, drejtësia sociale, shanse të barabarta për te gjithë (barazia), toleranca, ndërtimi i shtresës se mesme, mbrojtja e ambientit dhe kujdesi për vlerat e luftës, duket se nuk ishin realiste dhe nuk përkonin me synimet e lidershipit te ri.


Promovimi i PSD-së në bërjen e saj parti parlamentare mbetën shumë larg dhe pritjet për këtë duket se ishin tepër optimiste. Kryesia aktuale dhe Këshilli i Përgjithshëm i PSD-së dal nga Kuvendi i fundit zgjedhor, i disejnuar pikërisht nga dy personat kyç te PSD-së, përkatësisht nga kryetarja Kaqusha Jashari dhe kryetari aktual Agim Çeku, duket se nuk ishte bërë për të realizuar pritjet dhe për të promovuar PSD-në.

Kohëve të fundit lidershipi i Partisë Social-demokrate është duke i heshtur disa nga problemet e brendshme të saj, të cilat edhe kanë filluar të dalin mbi sipërfaqe. Sado jo e këndshme për lidershipin e PSD-së dhe strukturat e saj, dihet që një pjesë e anëtarësisë apo edhe disa degë nuk e pritën me vullnet të duhur koalicionin parazgjedhor me AKR-në, veçmas me PD-në, e cila është komplet ne kundërshtim me vlerat dhe filozofinë të cilën promovon Social-demokracia.

Gjithashtu është për t’u diskutuar se cila ishte alternativa apo gjëja e duhur për partinë pas përfundimit te zgjedhjeve. Duhej diskutuar mbetja në kuadër te “Koalicionit për Kosovë te Re” apo largimi nga ai koalicion.

Çështje ne vete përmban hyrja ne Qeveri dhe marrja e një dikasteri ministror shumë të rëndësishëm, por me një çmim shumë të lartë, ngase si rezultat i kësaj PSD-ja nuk është e përfaqësuar në Kuvendin Kosovës.

Cila ishte alternativa nëse do të ruhej pozita e deputetit nga kryetari PSD-së? PSD do të ishte parti e përfaqësuar ne Parlament, do të mund të largoheshim nga Koalicioni për Kosovë të re, do të kishim mundësi konkurrimi për anëtarësim ne Unionin e partive social-demokrate të Evropës, apo edhe do te ishim pjesë e Koalicionit qeverisës, por duke nënshkruar marrëveshje direkt koalicioni dhe duke mos lëshuar postin e deputetit.

Cilat ishin mundësitë dhe shanset gjatë këtyre 3 viteve të fundit që PSD të bëhej faktor i rëndësishëm politik në skemën politike Kosovare. Ndoshta dështimi i parë ishte mosarritja që në kuadër të saj të fuziononte partinë reformiste ORA, e cila ishte në procesin e shpërbërjes dhe e cila formalisht u shkri në LDK. Një problem tjetër ishte hezitimi për t’u identifikuar si parti me orientim majtist dhe frika nga reagimi i opinionit. Mosgatishmëria për të bashkëpunuar, apo bërë partneritet me partitë që kanë përafërsisht të njëjtin orientim, siç ishte rasti me Partinë Socialiste të Kosovës dhe partitë e dala nga LKÇK, apo edhe me grupe tjera me orientim qytetar ishte një problem tjetër për këtë parti. Ndoshta gabimi më i madhe ishte euforia pas liderit duke besuar se tani kemi liderin dhe se ne të gjithë te tjerët duhet të presim ngase ai do t’i kryej te gjitha punët dhe vetvetiu PSD-ja do te bëhet ajo parti të cilën e kemi dëshiruar.

Sigurisht se këto nuk janë problemet e vetme që janë paraqitur si pengesë në zhvillim. Ndoshta ende nuk është amortizuar mjaftueshëm konflikti imagjinar i gjeneratave brenda PSD-së, nuk është shuar frika nga humbja e ndikimit që rezulton me pengimin e iniciativave, mosvlerësimi i duhur i potencialit faktik, çështja e vlerave, mungesa e klasës se mesme e cila realisht do të duhej të ishte baza e PSD-së, etj.

Në PSD mund të jenë të pranishme qëndrime të ndryshme, siç ishte rasti rreth koalicionit parazgjedhor apo edhe pas zgjedhor, por nuk ka çarje të mëdha. PSD nuk është mjaft e madhe për t’i lejuar vetvetes që brenda partisë të ketë klane edhe pse edhe kjo është normale në praktikat e partive politike evropiane.

Anëtarësia dhe strukturat e Partisë Social-demokrate presin të përgatitet një kuvend i rregullt zgjedhor, një ristrukturim i partisë dhe mobilizim i saj. Duhet gjithsesi prononcim i partisë rreth zhvillimeve të fundit. Partia duhet te jetë e pranishme dhe të bëjë publike qëndrimet e saja, qoftë edhe duke kritikuar qeverinë.

Ekzistojnë mundësitë që partia Social-demokrate në një të ardhme jo të largët të bëhet faktor ndikues në zhvillimet politike ne Kosovë, sepse ky nuk është mision i pamundur. Por çka duhet bërë për këtë?

PSD duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ajo duhet të jetë pjesë e këtyre zhvillimeve, duhet të jetë aktor aktiv në skenën politike të Kosovës. PSD duhet të shfrytëzojë njërën nga kartat e saj me të forta, siç është lideri i saj. PSD duhet të kandidojë për President te Republikës se Kosovës kryetarin e saj Agim Çeku. Agim Çeku është padyshim ndër liderët më të popullarizuar, me të sprovuar dhe më te pranuar të Kosovës.

Përgatitja e kandidaturës duhet të fillojë tani. Strukturat e partisë duhet të diskutojnë këtë dhe të marrin vendim, qoftë në formë koalicioni apo edhe vetëm si kandidat i PSD-së.

Cila është gjendja sot në skenën tonë politike? Të gjitha partitë politike kryesore kanë probleme të dukshme rreth gjetjes së kandidatit për president. PDK ka presione rreth kandidaturës së kryetarit te Kuvendit, Jakup Krasniqi. Kjo nuk është shumë e mirëpritur nga lideri i saj. Në anën tjetër kandidimi i liderit Hashim Thaçi do të thoshte largim nga posti i kryeministrit dhe largim nga lidershipi në parti që është gjithashtu sfidë e madhe, ngase pjesa nga shoqëria civile e inkorporuar në këtë parti do të ndjehej e lënë pas dore. As partia tjetër, LDK, duket se nuk do të jetë pa probleme. Ajo nuk ka ndonjë emër te pa kontestuar për president, ndaj do të përballet me problemin e shumë emrave. Duket qartë ambicia e ish kryetarit Fatmir Sejdiu, gjë kjo e cila sigurisht vetëm sa do ta dobësojë ose zvogëloi mundësinë e fitores.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka ndonjë personalitet, i cili do të mund të sfidonte cilindo kandidat të këtyre 2 partive kryesore. Ata sigurisht, duke ditur këtë, do të mundohen që maksimalisht ta sfidojnë procesin e zgjedhjeve, ose duke mos marrë pjesë fare në zgjedhje, ose duke afruar ndonjë kandidat nga sfera akademike që realisht nuk do te ishte konkurrent.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, edhe nëse mund te shpresojmë se deri atëherë lideri i saj Ramush Haradinaj do te kthehet në Kosovë, i lirë dhe me mundësi veprimi, duket se ky nuk është posti i cili është në agjendën e tyre, prandaj ata sigurisht do te kandidojnë dikë nga figurat e tyre, por kushdo që të jetë ky, shanset për balotazh i ka të limituara.

Aleanca Kosova e re, me liderin e saj, Behgjet Pacolli, nuk ka ndërprerë asnjëherë ambiciet për këtë post, por nëse vëzhgojmë me kujdes veprimet e liderit te saj, pasi u kthye në parti dhe rimori lideshipin, duket se ai është pajtuar me faktin se mundësia për t’u bërë president është vetëm një ëndërr e ndërprerë që nuk ka vazhdimin e saj.

Presidentja aktuale, Atifete Jahjaga nuk ka asnjë shans për fitore nëse nuk ka mbrapa ndonjë parti te fuqishme. E pas pjesëmarrjes në festimin e përvjetorit te PDK-së dhe fjalimit që mbajti aty, duket se ato pak avantazhe që kishte i dogji.

Nga e tërë kjo rezulton se shanset janë të barabarta, nuk ka favorit, nuk ka personalitet me avantazh. Prandaj Partia Social -demokrate i ka të gjitha mundësitë për të bërë një kandidaturë të fuqishme, me një kandidat te pranuar dhe me mundësi fitoreje.

Po cilat janë rreziqet në këtë? Edhe nëse nuk do të fitonte PSD, do të largonte hijen e bacit, Liderit të AKR-së. Partia do të largohej nga identifikimi me AKR-në, do të mund te rishikonte pozitën e saj në qeveri apo koalicion. Kjo ngjarje do mund te krijonte një rast ideal për fuqizim te PSD-së dhe pozicionim strategjik para zgjedhjeve të ardhshme që planifikohen të mbahen në vitin 2013.

Në trend

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori