Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një intervistë dhënë për Telegrafin me gazetaren Elfije Boletini, ka folur rreth qëndrimeve të ndryshme të PDK-së dhe AAK-së, rreth pezullimit apo jo të taksës për produktet serbe, presionit ndërkombëtar si dhe mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Kryeziu tha se vendimi për taksën ka qenë i drejtë, si e drejtë e një shteti sovran, por jo i menduar mirë.
Sipas tij, vendimet kur merren në mënyrë refleksive e bëjnë më të vështirë arsyetimin e vendimit.
“Vendimi për taksën nuk ka qenë i menduar mirë, dhe vendimet kur merren në mënyrë refleksive e bën më të vështir arsyetimin e vendimit dhe e bë më të vështirë mirëmbajtjen e marrëdhënieve me shtetet mike të cilat tashmë tash e sa kohë e kanë bërë publike qëndrimin e tyre karshi taksës dhe tërheqjen e tyre të taksës”, ka thënë ai.
Kryeziu po ashtu theksoi se është e rrezikshme që për një vendim të tillë të ketë kaq shumë mos pajtueshmëri mes aktorëve vendimmarrës.
“Është e rrezikshme që për një vendim të tillë të ketë kaq shumë mospajtueshmëri mes aktorëve vendimmarrës dhe sidomos kur kjo ekziston mes koalicionit qeverisë që e bën koalicionin jo stabil”.
I pyetur se si e vlerëson presionin ndërkombëtar që po i bëhet Kosovës për heqjen apo pezullimin e taksës, ai tha: “Kujtoj që presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës është simptomatik. Posaçërisht është simptomë e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në procesin e dialogut me Serbinë. Kosova ka krijuar një pasqyrë të çuditshme tek ndërkombëtarët dhe ka krijuar një përshtypje thuaje se Kosova na qenka problemi gjatë gjithë kohës, sepse nuk ka një vazhdimësi të dialogut dhe se dialogu nuk po mund të normalizohet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që Kosova dhe Serbia të ndahen të kënaqur. Kjo e vë Kosovën në një pozicion të pafavorshëm në rrugën e saj drejt plotësimit të kërkesave të saj në dialog e aq më tepër konsideroj që kjo është një indikacion se me çfarë presioni do të përballet Kosova në rast se tejkalohet diskutimi i taksës dhe në fund na vjen një marrëveshje e cila mund të mos përkojë me interesat kombëtare të vendit. Mendoj që kjo do të jetë një mësim për Kosovën, se si Kosova do të duhet të trajtoj presionin ndërkombëtar, të krijoj një pozicion të arsyeshëm ndaj këtij pozicioni dhe të bëhet gati nëse një pozicion më i arsyeshëm do ta pres në rast se arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë e cila ndoshta nuk do ta ketë pëlqimin e kuvendit apo të anëtareve të qeverisë së vendit”.
Kryeziu, potencoi se mundësia për një qeveri gjithëpërfshirëse nuk është zgjidhja e duhur.
Siç tha ai, zgjidhja e duhur është zgjedhjet e reja ku përfaqësuesit e ardhshëm politik të popullit do të kërkojnë legjitimitet.
“Argumenti për qeverinë gjithëpërfshirëse, në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova është i vlefshëm për aq kohë sa është në pajtueshmëri të plotë me të gjitha partitë politike në vend. Pra nëse arrihet një pajtueshmëri e të gjitha partive politike në vend, që të gjithë të futen në qeveri gjithëpërfshirëse – përfshirë këtu edhe partitë opozitare – kjo do të kishte logjik. Mirëpo, për aq kohë sa ky kriter nuk do të arrihet të plotësohet, nuk kujtoj që qeveria gjithëpërfshirëse është zgjidhja e duhur. Atëherë në raste të tilla zgjidhja e duhur është zgjedhjet e reja, nëpërmjet të cilëve përfaqësuesit e ardhshëm të popullit do të kërkojnë legjitimitetin e tyre”, ka thënë ndër të tjera, Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht