LAJMI I FUNDIT:

LDK miratoi strukturën e re organizative, nis reformat në degë dhe themelon shkollën politike

LDK miratoi strukturën e re organizative, nis reformat në degë dhe themelon shkollën politike

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime, në lidhje me organizimin e brendshëm, të propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryesia mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të degëve.


“Procesi i reformimit synon të riorganizojë degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale”, thuhet në komunikatë.

Në mbledhjen e sotme u aprovua propozimi i kryetarit Abdixhiku për strukturën e re organizative, sipas të cilës riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK.

Gjithashtu në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike.

Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë departamenteve:

Departamenti i Politikës së Jashtme;
Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;
Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;
Departamenti i Shëndetësisë;
Departamenti i Rinisë;
Departamenti i Avancimit Shoqëror.

Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori