LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari Krasniqi, jepni më shpejt paratë e privatizimit

Kryeparlamentari Krasniqi, jepni më shpejt paratë e privatizimit

Raportin njëvjeçar të AKP-së e dorëzoi në Kuvend, drejtori Dino Asanaj, bashkë me zëvendësdrejtorët, Shkumbin Bicaj dhe Naim Avdiun. Ndërsa raportin e punës e pranoi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i shoqëruar edhe nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti.

Kryeparlamentari Krasniqi në këtë takim ka ngritur shqetësimin për vonesat e kthimit të mjeteve financiare prej 20 për qind të vlerës së objekteve të privatizuara, të destinuara për punëtorët që kanë punuar në ato ndërmarrje para privatizimit. /telegrafi/