LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa u takua me përfaqësues të bizneseve në Gjermani

Kryeministri Mustafa u takua me përfaqësues të bizneseve në Gjermani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ka zhvilluar sot një takim me Shoqatën Ekonomike Gjermano-Kosovare, në të cilën bëjnë pjesë biznese me renome që operojnë në Gjermani.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e delegacionit, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve nga kompanitë gjermane në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim, theks i veçantë iu kushtua sektorit të energjisë, ndërtimit të kapaciteteve të reja në këtë fushë dhe energjisë së ripërtërishme, njofton kumtesa nga Kryeministria.


Kryeministri Isa Mustafa i informoi përfaqësuesit e bizneseve për masat që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës për avancimin e vazhdueshëm të ambientit dhe kushteve të të bërit biznes në Kosovë dhe për resurset e shumta që posedon Kosova.

Kryeministri Mustafa po ashtu i njoftoi lidhur me projektet që po zhvillohen në Kosovë në infrastrukturë rrugore, hekurudhore si dhe për aspekte të tjera të zhvillimit ekonomik, si në bujqësi, duke përmendur ndër të tjera avancimin e sistemit të ujitjes.

Gjatë takimit është biseduar edhe për projektet të cilat mund të financohen nga institucionet e ndryshme financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane Investive dhe KfW.

Kompanitë gjermane shprehën interesimin e tyre për projektet e prezantuara nga delegacioni kosovar.

Ndërkaq, në mëngjes, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, kanë vizituar Termoelektranën e Berlinit “Vattenfall”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori