LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Maqedonisë “thumbon” Haradinajn për rritjen e pagës

Kryeministri i Maqedonisë “thumbon” Haradinajn për rritjen e pagës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka komentuar rrogën rreth 3000 euro të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shtoi se ai nuk e ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë, por se do t’ua zvogëlojë edhe drejtorëve të cilët marrin rrogë deri në 120 mijë denarë.

“87 mijë denarë e kam rrogën. Honoraret e mia i japë për bamirësi. Çështja e rrogave është në proces, disa drejtorë kanë rroga më të larta se unë, deri në 120 mijë denarë, atyre pritet të ju zvogëlohet, kurse e imja nuk do të rritet. Unë kam pasur jetë mesatare, ashtu vazhdoj të jetoj. Bashkëshortja merret me punët e shtëpisë, organizimet, i paguan faturat, kujdeset për fëmijët. Kjo bëhet që të tregoj shembull, sepse një shoqëri solidare edhe humane është qëllimi im”, tha Zaev, njofton Portalb.mk.

Ky koment i Zaevit vjen pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë nga 1550 euro, ka rritur rrogën deri në 3000 euro, apo më saktë 2950 euro në muaj.


Duke folur për vendimin për t’ia rritur rrogën vetes, stafit të zyrës dhe kabinetit qeveritar, Haradinaj ishte shprehur se kishte nevojë “për të blerë edhe këmisha e kravata” pasi që, sipas tij, zyrtarëve shtetërorë të Kosovës u duhet ‘paraqitje’ para bashkëbiseduesve në takime të ndryshme.

Jo vetëm kravata, Haradinajt iu donuan edhe çorape dhe gjësende të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori