LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri malazez i përgjigjet Kurtit: Çështja e demarkimit të kufirit me Kosovën është mbyllur

Kryeministri malazez i përgjigjet Kurtit: Çështja e demarkimit të kufirit me Kosovën është mbyllur

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “se do të angazhohet të korrigjohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, në formën në të cilën u ratifikua në 2018 “, tha se “ajo marrëveshje është e vlefshme dhe se faktet dhe realiteti duhet të respektohen”.

Krivokapiq, siç raportojnë mediat serbe, vuri në dukje se “kjo marrëveshje është e vlefshme dhe e detyrueshme për të dy palët.”

“Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse prekni kufijtë, potencialisht kjo është një konflikt. Dy grupe ekspertësh konstatuan atë gjendje [në kufirin Kosovë-Mali i zi] dhe kjo është verifikuar ndërkombëtarisht. Nuk shoh arsye pse duhet ta ngremë sërish atë çështje”, tha Krivokapiq, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Kuvendit më 7 korrik, është shprehur se Komisioni Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk ka mandat, dhe në momentin që do të emërohet komisioni i ri do të trajtohen në komision të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull.

Kurti ka thënë se do t’i përdor sa më shpejt mekanizmat që të korrigjojë gabimet që janë bërë.

“… Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk ka mandat. Në momentin që do të kemi një komision të ri të emëruar, të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull do të trajtohen nga komisioni përmes mekanizmave të veçantë. Unë do të bëjë maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht e dëmshëm në vitin 2018 kur është ratifikuar ajo marrëveshje, e cila ja humbi territorin e saj Kosovës. Unë do të përdori mekanizmat sa më shpejt që është e mundur që të korrigjoj gabimet fatale të tmerrshme që i keni bërë ju në atë legjislaturën e kaluar”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori