LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri injoron fermerët dhe përpunuesit e qumështit

Kryeministri injoron fermerët dhe përpunuesit e qumështit

Kryetarin Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Ramadan Memaj, në programin e mëngjesit të RTK-së ka shpjeguar se kryeministri Isa Mustafa, nuk i ka kthyer përgjigje kërkesave të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, duke rrezikuar 40 mije vende të punës që i krijon kjo industri.

Memaj ka shpjeguar se kërkesat e tyre janë në vijë me të gjitha ligjet dhe rregullat e CEFTA dhe ligjeve të tjera që rregullojnë këtë sektor. Ai tutje ka shtuar se si duket kësaj qeverie i mungon “guximi dhe vullneti” që të zbatojë ligjin anti damping dhe masat e tjera për të përkrahur këto vende pune dhe krijimin e vendeve të reja.

Më herët Shoqata e Përpunuesve të Qumështit i ka dërguar letër drejtpërdrejtë kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa i cili nuk është përgjigjur. Pas një kohë shoqata ka dërguar letrën e dytë që ka qenë publike dhe e cila nuk ka marrë përgjigje.


Në letër në mes të tjerash Memaj ka thënë: Fatkeqësisht, 40 mijë vende pune janë të rrezikuara pasi vendet të ndryshme sulmojnë tregun tonë me produkte të dampuara, me produkte të cilësisë së dyshimtë dhe përmbajtje të vajrave bimore sikur ai i pallmës”, ka thënë Memaj.

Ai më tutje ka pyetur kryeministrin “A e dini se mbi 70 për qind të “djathërave” dhe një pjesë e “qumështit” që importohen dhe shiten në Kosovë kanë deklarim të rrejshëm ose nuk prodhohen nga qumështi?”. Pyetje që ka mbetur pa u përgjigjur nga Kryeministri dhe Qeveria.

Memaj i referohej produkteve të importit të cilat janë përcaktuar nga AVUK si produkte me deklarim të rrejshëm por nuk janë larguar nga tregu. Gjithashtu ka edhe shumë produkte të tjera të cilët janë të tilla.

Kosova mbulon një pjesë të tregut të qumështit mirëpo ka mbiprodhim të vet qumështit. Vitin e kaluar në një protestë prodhuesit e qumështit kanë zbrazur qumësht në rrugë në shenjë proteste. Ai gjithashtu ka theksuar se prodhuesit vendorë gjithashtu mund të lëshohen në përdorim të vajrave bimore, mirëpo kjo do të shkatërronte prodhuesit e qumështit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori