LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Berisha sulmon ashpër FMN-në

Kryeministri Berisha sulmon ashpër FMN-në

Në një intervistë telefonike për revistën e njohur amerikane, "Business Week", kryeministri shqiptar ka sulmuar ashpër Fondin Monetar Ndërkombëtar duke theksuar se skemat e tyre po refuzohen nga qeveritë, për shkak se i fusin vendet në krizë më keq.

Duke folur si lideri i një vendi që drejton ekonominë botërore, Berisha i është drejtuar FMN-së, duke u thënë se G20 u ka dhënë një rol të ri dhe ai është i kënaqur për të.

“Kam respekt të madh për FMN. Por ata nuk duhet të inkurajojnë përhapjen e panikut. Nuk është një gjë që ndihmon, sipas meje. U kam thënë atyre: "Shikoni, ju jeni një institucion, shumë, shumë i rëndësishëm. Jam shumë i gëzuar që G20 (ekonomitë më të zhvilluara në botës.), u kanë dhënë një rol të ri".

Ai tutje ka shtuar se, shumë qeveri po hezitojnë të punojnë me FMN-në, për shkak se skema e tyre në kohë të trazirave sociale, më shumë krijon probleme se sa i zgjidh.


Berisha ka rrëzuar pretendimet e FMN-së se ekonomia në Shqipëri është e brishtë dhe lehtësisht e rrezikuar nga kriza, duke thënë se vendi ka një ekonomi reale. Berisha ka pranuar se po bien remitancat e emigrantëve, por ka deklaruar se po e zgjidh këtë çështje duke zhvilluar turizmin.

“Nuk e konsideroj ekonominë shqiptare si shumë të brishtë. Është një ekonomi reale. Remitancat nuk po vijnë në atë nivel për shkak të humbjes së vendeve të punës në Greqi dhe Itali. Por ne po inkurajojmë turizmin”. /Telegrafi/Shekulli/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori