LAJMI I FUNDIT:

Kroacia eksporton mallra 50 milionë, Kosova vetëm 1 milion euro

Kroacia eksporton mallra 50 milionë, Kosova vetëm 1 milion euro

“Ajo çka kemi biseduar sot është fakti se 50 milionë euro është prania e mallit kroat në Kosovë dhe eksporti kosovar është vetëm 1 milion dhe qëllimi i vizitës sonë është që të gjenden format që një bashkëpunim i tillë të jetë më i madh”, ka thënë kryetarja e Odës Ekonomike Rajonale të Splitit, Jadranka Radovanoviq

Të mërkurën në OEK është mbajtur një takim i delegacionit të OEK-ut me delegacionin e Odës Ekonomike dhe biznesmenëve nga Kroacia.

Pas këtij takimi, kreu i OEK-ut, Besim Beqaj tha se takimi kishte për qëllim mundësinë e bashkëpunimit bilateral në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

“Ne kishim një takim ku u bisedua rreth mundësisë së bashkëpunimit bilateral, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arbitrazhit, ku Oda Ekonomike e Splitit ka një përvojë shumë të mirë dhe ku Kosova ka nevojë”, tha Beqaj.


Ai po ashtu bëri të ditur se Kroacia dhe Kosova kanë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi, duke përmendur mundësitë e investimeve.

“Ne mendojmë që Kroacia dhe Kosova kanë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi. Ka shumë çështje dhe probleme të cilat duhet të adresohen. Ne kemi biseduar edhe rreth probleme të transportit, rreth mundësive të investimeve të përbashkëta, të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta, të cilat do të jenë në fushën e infrastrukturës”, ka thënë Beqaj.

Ndërkohë që kryetarja e Odës Ekonomike Rajonale të Splitit, Jadranka Radovanoviq tha se qëllimi i vizitës është që të gjenden forma të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kroacisë. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Masat e BE-së dëmtuan ekonominë, kërkohet shfuqizimi i sanksioneve

Masat e BE-së dëmtuan ekonominë, kërkohet shfuqizimi i sanksioneve

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori