LAJMI I FUNDIT:

Kriza sociale shkatërron imunitetin kombëtar

Mirëqenia ekonomike, është njëri ndër faktorët më me rëndësi, që preokupon masat e gjëra të një shoqërie. Sipas shumë raporteve, anketimeve dhe hulumtimeve, të shumë organizatave në Kosovë, preokupimet kryesore të popullatës janë: papunësia, mungesa e mirëqenies, korrupsioni në institucione, gjë që mbetet edhe faktor kyç dhe shkaktar direkt i skamjes.

Gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e vitit të kaluar, Kryeministri Thaçi premtoi rritje të rrogave në shumë sektor, gjë që ati i solli pushtetin. Ndërsa a ndikoi ky vendim edhe në rritjen e mirëqenies, përgjigjja është një jo e sigurt. Pse? Sepse përqindja e rritjes së rrogave shumë shpejt u balancua me rritjen e çmimeve, gjë që e neutralizoj efektin e rritjes . Ndërsa çfarë ndodhi me pjesën tjetër të shoqërisë e cila është e papunësuar fare, e cila nuk gëzon asnjë mbështetje nga shteti, ose siç janë pensionistët të cilët detyrohen të jetojnë me 85, përkatësisht 45 euro në muaj. Me këtë pjesë të shoqërisë, nuk u mor askush, pra tek grupi i të punësuarve gjendja në mos më keq , mbeti e njëjtë, ndërsa tek pjesa tjetër gjendja u përkeqësua në mënyre drastike.


Hapi i vendosjes së masave të reciprocitetit me shtetin serb, i cili ishte vërtetë me vend dhe i domosdoshëm. Ishte një mbështetje e madhe për buxhetin si dhe prodhuesit e vendit , e cila rriti sasinë e prodhimeve vendore dhe njëkohësisht edhe rritjen e të hyrave në kasat shtetërore. Mirëpo, çfarë ndodhi me konsumatorin e vendit dhe me fuçinë blerëse të tij. Ajo ra prapë, sepse çmimet e shumë artikujve u rriten në heshtje. Të gjitha këto masa për shumicën e qytetarëve të vendit sollën vetëm rritje të skamjes dhe krizës sociale.

Si rezultat i kësaj pamundësie ekonomike, popullata shqiptare po ballafaqohet tani gjithnjë e më shumë edhe me probleme të tjera. Shumë familje dhe shumë të rinj kanë rënë pre e agjenturave të huaja, të cilat në emër të mbështetjes ekonomike indoktrinojnë fëmijë, të rinj e të rritur, duke i zhveshur totalisht nga ndjenja e përkatësisë kombëtare, duke mbjell urrejtje ndërvëllazërore, si dhe duke mbjellë ndjenjën, empatinë me kultura të huaja të cilat për kombin tonë nuk janë asgjë tjetër pos një kancer vdekjeprurës.

Dua të përmend këtu një shembull, të cilin e kishte përdor ushtria turko-otomane, në kohen e pushtimit shumë shekullorë të shqiptarëve. Përpos vrasjeve, persekutimeve plaçkitjeve pengmarrës së fëmijëve të krishterë, të cilët i përdorte si ushtarë Jeniçer, ata përdornin edhe mënyra të tjera për konvertimin dhe tjetërsimin e shqiptarëve. Njëra nga ato ishte edhe dhënia e pasurisë për ata që hiqnin dorë nga qenia e tyre, ndërsa ishte përdorur edhe një metodë shumë djallëzore dhe jonjerëzore, por e cila ishte e efektshme.

Ata të cilët edhe përpos terë këtyre masave të dhunshme e çnjerëzore nuk ju bindeshin pushtuesve, ua merrnin të gjithë pasurinë që posedonin gjerë edhe miellin nëpër magje që kishin, dhe lenin fëmijët e tyre pa bukë. Ndërsa sasi të caktuara të bukës i lenin nëpër xhami, ku nëse dikush nuk e duronte që fëmijët e tij të vdisnin nga uria , i mundësonin të merr bukë në xhami, por natyrisht se pari duke pranuar islamin.

Për të kuptuar mirë këto ngjarje të tmerrshme antihumane dhe antinjerëzore, duhet zhvendosur vëmendjen në kontekstin e atëhershëm kohor, dhe pastaj në kontekstin e sotshëm, se si mund ta përjetoj një prind urinë e fëmijëve të vet.

Për dallim nga ajo kohë, e cila ishte shumë e rënd dhe nga e cila nuk kishte rrugëdalje, gjë që njerëzit e pranuan ndikimin e dhunshëm duke hequr dore nga identiteti i tyre , por që në masë të madhe asnjëherë nuk u pajtuan me këtë, duke i ruajtur traditat me fanatizëm gjerë në çlirimin e trojeve tona nga zgjedha shekullore. Por çka po ndodh tani? Shqiptaret, me gjasë me mirë rezonojnë kur gjenden në rrezik ekzistencial, sesa kur janë të lirë. Pas çlirimit të Kosovës duke shfrytëzuar lirinë dhe demokracinë, në Kosovë u futen me qindra e qindra shoqata të ndryshme humanitare, disa nga to vërtet ndihmuan në rindërtimin e vendit, por për fat të keq disa tjera ishin në shërbim të agjenturave të huaja, dhe financimi i tyre ishte ekskluzivisht ai kulturorë, gjë që në mënyrë graduale arriti të përhap ndikimin e vet, i cili kohëve të fundit po i tregon frytet e errëta. Pse ndodhi kjo? shtrohet pyetja, a kishin shqiptaret ideale kombëtare me të vërtet? Ngase është totalisht e pakuptimtë të shohësh që njerëz të cilët identifikohen me luftën e UÇK-së për liri tani, e gllabërojnë shtetin për të cilin u derdh gjak. Korrupsioni është dukuri shumë e përhapur ne jetën institucionale, pasurimi i shpejt përmes krimit të organizuar e të gjitha dukurive negative të mundshme, e gjerë tek tendenca dhe përpjekjet tinzare për ta ndryshuar historinë ne favor të armiqve shekullorë. A mos vallë ishte ky qëllimi i luftës ? Vallë për çfarë ideali u luftua ?…

Kosova dhe populli shqiptarë, ka fituar luftën frontale, por ka rrezik ta humb atë morale, e cila po gllabëron identitetin shqiptarë. Kosova çdo dit e më shumë po largohet nga rruga të cilën e kishte ndjekur shumë gjatë e sidomos në gjatë epokës Rugoviane. Kush duhet të fajësohet për këtë situatë, sigurisht që përpos disa figurave të dyshimta që e luajnë rolin e avokatit të djallit , duke i shpërlarë trurin një pjese të popullatës, fajin kryesor për këtë e ka pikërisht politika dhe institucionet e vendit, të cilat e kanë sjell popullin në varfëri të skajshme, dhe si rezultat i kësaj varfërie po bije viktimë e manipulimeve dhe indoktrinimeve, nga të cilat vështirë që do të mund të dalë pa pasoja.

Kësaj radhe, rreziku është shumë më i madh sesa përpara. Historia që harrohet, thonë që përsëritet. Tek shqiptarët, ka filluar një ripushtim i ri, por kësaj radhe po e bëjmë vetë me dëshirë. Sot rryma të ndryshme luftojnë haptazi kundër kauzës kombëtare dhe çka është me e keqja mburren me atë. Kohëve të fundit politika dhe opinioni në Kosovë nuk kanë temë tjetër, pos asaj fetare. Edhe pse u votua në Parlament për çështjen e mësim-besimit dhe shamisë, assesi nuk po ndalet debati për këtë temë. Kujt po i konvenon apo po i shërben kjo punë? Pse nuk po respektohen institucionet e vendit dhe vendimet e përfaqësuesve e zgjedhur nga populli? Kush po i frynë zjarrit, në drejtim të dhunimit të institucioneve? Për këto dhe pyetje tjera duhet të përgjigjet qeveria e vendit e cila është përgjegjësja me e madhe për këtë agoni.