LAJMI I FUNDIT:

Kriza në Ukrainë dhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në NATO, gjithçka nga intervista me deputetin Anton Quni

Kriza në Ukrainë dhe anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në NATO, gjithçka nga intervista me deputetin Anton Quni

Anton Quni, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës ka folur në emisionin “Përballje”, për ndikimin që mund të ketë në sigurinë e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor agresioni i Rusisë në shtetin e Ukrainës.

Ish ministri Quni, në intervistë me kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, ka folur për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, buxhetin e ushtrisë si dhe aspektin e sigurisë.

Quni ka deklaruar se autoritetet shtetërore në veçanti në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe kreu i NATO-së, kanë shprehur shqetësimet e tyre për situatën e krijuar në lidhje me agresionin e forcave ruse në territorin e Ukrainës.


Ai ka thënë se edhe Kosova duhet të jetë më e vëmendshme ndaj zhvillimeve në Ukrainë.

“Shqetësimet më të mëdha janë në ato shtete të cilat e ndajnë kufirin e përbashkët me Rusinë, të cilat janë në vijën e parë të ndonjë eskalimi të mundshëm të situatës, natyrisht janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja e Hercegovina, si shtet multietnik ku po ashtu është ngritur pas gjithë atyre ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur mes tri komuniteteve, serb, boshnjak dhe kroat. Dhe i kemi raportet e Kosovës me Serbinë, dhe shumë çështje të pazgjidhura mes nesh. Përderisa ekzistojnë këto probleme natyrisht që ne si shtet duhet të jemi më të vëmendshëm për situatën e krijuar”, ka pohuar ai.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, Quni theksoi se shteti ynë ka plotësuar kriteret që të jetë pjesë e saj.

“Që nga koha kur është formësu ideja për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, gjithnjë krahas kësaj kauze është ushqyer edhe aspirata jonë që një dite të jemi brenda BE-së dhe NATO-s. Janë çështje të pandashme, natyrisht që këto procedura evoluojnë sipas konkludimeve të fundit që ka nxjerrë NATO në vitin 1997, janë pesë kritere bazë të cilat duhet një shtet t’i plotësojë që ta gëzojë të drejtën dhe ta merr ftesën nga autoritetet e NATO-s”, është shprehur Quni.

Ai ka shtuar më tej se ne duhet ta dëshmojmë një qëndrueshmëri të brendshme, demokratike e po ashtu ekonomike.

Sipas Qunit, tash është një ambient më i mirë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

“Shumicën e këtyre kritereve ne i plotësojmë me vite, natyrisht që e kemi problemin ende të pazgjedhur si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, tani kjo nuk do të thotë që nuk mund të rishikohen këto norma, standarde, sepse tashmë është krijuar një ambient i veçantë. Ne flasim për vitin 1997, flasim për periudhën pas luftës në Kosovë, kur janë diskutuar këto tema, në biseda formale e jo formale. Por sot mendoj që është një ambient më i mirë, dhe aspirata jonë e ushqyer me dekada jam i bindur që do të ketë mirëkuptim më racional nga autoritet e NATO”, pohoi ai.

Quni mes tjerash ka deklaruar se autoritet shtetërore duhet punuar fuqishëm me vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Mbetet në dorën tonë që në të kryejmë detyrat tona. Unë mendoj që tani autoritetet shtetërore, duhet punuar fuqishëm që ato shtete që ende kanë rezerva ndaj statusit tonë, të punohet me to përmes miqve të përbashkët, dhe të binden që jo vetëm Kosova do të ketë benefite por edhe NATO. Unë jam më së i bindur që me faktin që Kosova bëhet anëtare e NATO-s, ne ndjehemi më të sigurt, Bashkimi Evropian është më i sigurt, por edhe fqinjët tanë”, ka potencuar ai.

Quni ka folur edhe për pushtimin rus në Ukrainë, duke thënë se Rusia tashmë po shihet si humbëse në këtë të betejë. “Rusia përfundimisht po shihet si humbëse dhe me pasoja të mëdha në lidershipin rus”, tha Quni. Ai shtoi se Rusia ka problem me motivimin e ushtarëve.

“Po rezulton se së pari kanë probleme me motivimin e ushtarëve. Gjeneratat e reja nuk janë aq të motivuar dhe si duket e kuptojnë që po bëjnë një agresion klasik dhe një terror ndaj civilëve. Kanë probleme me koordinimin e njësive dhe mbështetjen e këtyre njësive me logjistik”, u shpreh Quni.

Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, më tej theksoi se kur një shtet bënë agresion ndaj një shteti sovran, kur është në territorin e huaj gjithnjë e drejta e luftës është në anën e atij që mbron shtetin, kombin.

“Autoritet e Rusisë kur e kanë filluar këtë operacion e kanë filluar me idenë dhe kalkulimin që paralel me ndërhyrjen në Ukrainë do të krijohen edhe vatra të reja krize të cilat do e shpërqendrojnë vëmendjen e qendrave të vendimmarrjes.  Tani edhe këto që njihen si aleat po ashtu kalkulojnë. Po të kishte arritur Rusia brenda disa ditëve që të vejë në kontroll qendrën e Kiev, me siguri që edhe këto do të tregonin agresivitet në këtë rast Serbia ndaj Kosovës, komuniteti serb brenda Bosnjës e Hercegovinës”, tha Quni.

Ish-ministri i Mbrojtjes më tej foli edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku tha se periudha e tranzicionit të kalimit të plotë të FSK-së në ushtri është paraparë të përfundoj më 2028.

“Ne për momentin ende jemi duke iu përmbajtur një zotimi që kemi marrë para NATO-s dhe partnerëve që çdo zhvillim brenda FSK-së do të jetë transparent, i bashkë koordinuar dhe llogaridhënës. Në bazë të këtij besimi edhe në momentin kur janë miratuar tri ligjet për FSK-në është ndërtuar edhe plani i trazicionit. Është një plan 10 vjeçar i ndarë në faza të ndryshme”, u shpreh Quni.

Quni theksoi se kur është hartuar ky plan është hartuar në një kohë kur ambienti ka qenë më i qetë, koeficienti i rrezikut më i ultë dhe përderisa krijohen situata të reja që munden me ngrit rrezikun, me ngrit tensione ndërshtetërore, mundësi për ndërhyrje hibride, FSK duhet të ketë kapacitet që me ju përgjigj.

“Tani flasim për mundësinë e përshpejtimit të këtij plani të tranzicionit. Është paraparë me përfundu në vitin 2028, por duhet të shohim sesi mundet me përfundu në vitin 2025 apo 2026, por gjithnjë duke qenë të vëmendshëm që mos me dëmtu cilësinë. Është një fushë shumë sensitive ku duhet të kemi kujdes maksimal”, u shpreh ai.

Nënkryetari i LDK-së shtoi se nuk duhet harruar prezencën e KFOR-it si dhe duhet me pas konsideratë raportet dhe partneritetin e veçantë që kemi me SHBA, Gjermaninë, Turqinë, Kroacinë dhe vendet tjera mike.

“Nuk dëshirojmë askënd ta frikësojmë, por nuk dëshirojmë që të jemi aq naiv që nëse ekziston një rrezik potencial ne të rrimë duarkryq”, u shpreh Quni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori