LAJMI I FUNDIT:

Kriza në EJL, parashikimet në 2009 pesimiste

Kriza në EJL, parashikimet në 2009 pesimiste

Kriza ekonomike me të cilën po ballafaqohen vendet më të zhvilluara ka pasur implikime edhe në vendet e Evropës juglindore (EJL). Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, ritmi i rritjes ekonomike që patën këto vende për shumë vite u ngadalësua në tremujorin e fundit të vitit 2008 dhe do të vazhdojë të ngadalësohet edhe ne vitin 2009.

Shenjat e krizës u transmetuan kryesisht përmes rënies së konsumit, eksporteve dhe investimeve. Sipas vlerësimeve të fundit, rajoni i EJL‐së ka pasur rritje ekonomike prej 5.7 përqind në vitin 2008, krahasuar me rritjen prej
6.7 përqind një vit më parë.

Sipas raportit të BQK-së, sektori që u ndikua në masë më të madhe është prodhimi industrial që pësoi rënie vjetore prej 21 përqind, ndërsa vendet që u ndikuan më së shumti nga kriza ishin Kroacia dhe Serbia, pasuar nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Bazuar në po të njëjtin raport, parashikimet për vitin 2009 reflektojnë pesimizëm, pasi që tremujori i parë i vitit 2009 dëshmoi se efektet e krizës ekonomike janë më të theksuara se që pritej.


Parashikimet për këto vende për vitin 2009 sugjerojnë një rënie ekonomike prej mesatarisht 2.1 përqind, me përjashtim të Shqipërisë që pritet të ketë një rritje prej 0.4 përqind.

BQK parashikon se ngadalësimi ekonomik në vitin 2009 pritet të shkaktohet kryesisht nga rënia e kreditimit ndaj sektorit real, rënia e mëtejme e eksporteve dhe rënia e investimeve të huaja direkte.

Recesioni në vendet e zhvilluara pritet të ketë ndikim edhe në nivelin e dërgesave të emigrantëve në vendet e rajonit, të cilat janë burim shumë i rëndësishëm i financimit për disa nga këto vende. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori