LAJMI I FUNDIT:

Kriza greke mund të përfshijë dhe vendet fqinje

Kriza greke mund të përfshijë dhe vendet fqinje

Një ekonomist i lartë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm se kriza ekonomike globale nuk do të ndikonte aq rëndë në vendet e Evropës juglindore, u pa qartë se ky rajon pësoi një tronditje të madhe.

Por ekonomisti, Peter Sanfey thotë në një intervistë për BBC në shqip se rajoni reagoi me maturi ndaj krizës, "ndoshta më mirë se sa pritej".

Ai thotë se Shqipëria duket se e ka kaluar relativisht e paprekur krizën, duke arritur rritje ekonomike pozitive në vitin 2009, ndryshe nga ekonomi më të fuqishme të rajonit, si p.sh Rumania.

Për të ardhmen zotit Sanfey ofron optimizëm të kujdesshëm, por paralajmëron për mundësinë që vorbulla e krizës ekonomike në Greqi të përfshijë edhe vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë, për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend, dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori