LAJMI I FUNDIT:

Kriza greke merr 390 milionë euro

Kriza greke merr 390 milionë euro

Kriza e ekonomike dhe financiare që ka përfshirë Greqinë ka bërë q kjo e fundit të merr 390 milionë euro në tre muaj me një taksë interesi prej 3.85 për qind, më e ulët krahasuar me emetimin e obligacioneve të 18 janarit. Emetimi është nënshkruar më shumë se pesë herë, me një kërkesë totale prej 1.525 miliardë euro për një ofertë fillestare prej 300 milionësh.

Më 8 shkurt vendi kishte mbledhur 390 milionë euro në formë obligacionesh në tre muaj, me një normë interesi prej 4.64 për qind kundrejt 4.90 për qind që ishte në operacionin e mëparshëm.

Javën e kaluar përfaqësuesit e BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane akorduan ndihmën e radhës për shtetin helen, të cilin gjithsesi e ironizoi duke i sugjeruar që të shesë pjesë të territorit për të mbledhur lekët e borxhit. /Telegrafi/