LAJMI I FUNDIT:

Kriza greke, do të tkurren kreditë dhe investimet

Kriza greke, do të tkurren kreditë dhe investimet

Rriten shqetësimet për efektet negative që kriza greke mund të reflektojë në Ballkan sidomos në Shqipëri dhe Bullgari për arsye të marrëdhënieve më të zgjeruara ekonomike. Lëkundja do të jetë më e madhe në aspektin ekonomik ku efektet pritet të shfaqen në formën e uljes së kreditimit nga sistemi bankar, rënie të nivelit të investimeve dhe remitancave. Ndërkohë që edhe aspekti politik nuk do të jetë në formën më të mirë pa mbështetjen e një fqinji.

Në kohën kur në arenën e BE-së po lëkundet ndjeshëm statusi i Greqisë si anëtar nuk mbetet gjë tjetër përveçse vlerësimit që do të ketë recensioni i fqinjit mbi ekonomitë e shteteve ballkanike.

Në një shkrim të sajtit ispnews.com vihet në dukje fakti që kriza greke do të prekë gjerësisht Ballkanin.

"Nën presionin e tregut ndërkombëtar dhe të partnerëve të tij evropianë për të ulur deficitin e Greqisë Partia Socialiste Panhelenike në Qeveri paralajmëroi rritje të taksave dhe një shkurtim 30% të dy rrogave "bonus" që aplikon ky vend për punonjësit civilë (në Greqi ekziston një rrogë e 13-të dhe një e 14-të).


Gjithsesi edhe nga shkurtimi që ju bë rrogave të punonjësve publik bashkë me rritjen 2% të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar pritet që të rezultojë një ulje e konsumit që do të shoqërohet me një recension më të rëndë për të gjithë grekët.

"Kjo gjithashtu do të thotë një kalim të recensionit nga Greqia në ekonomitë fqinje", shkruan IPS. Fqinji ynë ka qenë në qendër të zhvillimeve financiare gjatë pesë muajve të fundit pas krijimit të qeverisë së re e cila pranoi se borxhi i saj publik ishte 12.7% në vend të 3.3% dhe se këto borxhe ishin krijuar nga administrimi i mëparshëm.

Kjo bëri që institucione si Fich, Standart and Poors dhe Moodys të nënvleftësonin statusin e kreditorit në tregun ndërkombëtar, duke hapur kështu rrugën e përfitimit përmes shitjes së borxhit.

Kur kriza shfaqi një kërcënim për bashkimin monetar evropian, Brukseli ndërhyri duke i kërkuar vendit që të adoptonte një program për të marrë veten nga shoku ekonomik.

Më shumë se gjysmë milion shqiptarë jetojnë në Greqi dhe kriza ekonomike duket se do të sjellë pasojat e saj edhe mbi këtë kategori. Shteti fqinj jo vetëm që është investitori më i madh në Ballkan, por gjithashtu një vend rezident që i ofron punë qindra mijëra emigrantëve ekonomikë të rajonit.

Në shkrimin e IPS theksohet se elitat politike të Ballkanit Jugor janë të shqetësuara për impaktin e krizës ekonomike greke në vendet e tjera të rajonit. Vendi ynë ka një diasporë që në shifra i kalon dhjetëra mijë në Greqi e cila i dërgon lekët në "shtëpi" ndërkohë që edhe sektori bankar grek është i përhapur në vendet fqinje përfshirë këtu Shqipërinë.

Remitancat nga Greqia drejt Ballkanit padyshim që shkojnë disa milion dollarë çdo vit, duke siguruar kështu jetesën për një sërë familjesh. Përfituesit më të mëdhenj ndër vite kanë qenë Shqipëria dhe Bullgaria. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se nga gjysma e dekadës së fundit dy vendet merrnin respektivisht çdo vit nga remitancat 778 milionë dollarë Shqipëria dhe 400 milionë dollarë Bullgaria.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori