LAJMI I FUNDIT:

Kriza financiare ndërkombëtare ulë shkallën e shitjes edhe në Kosovë

Kriza financiare ndërkombëtare ulë shkallën e shitjes edhe në Kosovë

Pronarë të bizneseve gjithnjë e më tepër po ankohen për rënie të shitjes. Edhe eksporti i metaleve që kishte një përqindje të madhe në vlerën e eksporteve kosovare po shënon rënie. Ndërkohë, pronarët e Ferronikelit nuk janë duke shqyrtuar mundësinë e sistemimit të punëtorëve ngase vëllimi i punëve ka rënë dukshëm.

Trusti i Kursimeve Pensionale, Ferronikeli dhe Trepça, deri më tashti janë prekur më së shumti nga kriza financiare ndërkombëtare. Por, ekspertë dhe biznesmenë, thonë se kriza tashmë po ndihet mjaft edhe në ekonominë reale, sidomos te shitja e cila ka rënë.

Gjithnjë e më tepër pronarë të bizneseve po ankohen për këtë, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.

“Kriza globale nuk ka mund që mos ta prek Kosovën dhe po i prek të gjithë sektorët. Por kriza më e madhe ka prekur qytetarin, xhepin e qytetarit, të cilit i ka rënë fuqia blerëse dhe kjo po reflektohet direkt te kompanitë, të cilat në krahasim me vitin e kaluar, aktivitetet i kanë më të zbehta, pikërisht për shkak të krizës globale”, thotë z. Shahini.


Eksperti i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se kriza po e godet tani eksportin, edhe ashtu shumë të ulët të vendit tonë.

“Çdo ditë e më tepër është fakti se një numër bukur i madh i eksporteve, i përbërë nga metalet dhe mbeturinat metalike, është përgjysmuar”, thotë Gërxhaliu.

Gërxhaliu posaçërisht potencon suksesin e privatizimit, Ferronikelin, të prekur mjaft nga kriza. Për shkak të rënies së vëllimit të punëve, zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje, janë duke menduar se çfarë të bëjnë me punëtorët. Zëdhënësi Arten Bajrushi thotë se janë duke shqyrtuar dy opsione.

“Opsioni i parë është që, pasi një numër të punëtorëve rreth 200 për momentin nuk kemi ku ti angazhojmë, t’i dërgojmë në pushim me pagesë në shtëpi, apo të bëjmë një zbritje kolektive të rrogave deri në 10%”, thotë z. Bajrushi.

Pushimi me pagesë sipas Bajrushit nënkupton pagesë 70% të rrogës aktuale. Ndryshe, të intervistuarit nuk shprehen të kënaqur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar krizën. /rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori