LAJMI I FUNDIT:

Kriza e ka goditur edhe Kosovën

Kriza e ka goditur edhe Kosovën

Kriza globale financiare e cila ka prekur botën ka ndikuar edhe në Kosovës sidomos në tërheqjen e investimeve të huaj dhe dërgimin e remitencave. Këto komente u bëtë të enjten në Konferencën Ndërkombëtare biznesi dhe punësimi me tematikë, “Ndikimi i krizës globale në ekonomi, biznes dhe punësim në Kosovë dhe vendet tjera të tranzicion”, të organizuar nga Instituti i Financave i Kosovës, (IFK), ku me ketë rast është publikuar edhe libri i nëntë për ketë çështje.

Kryetari i konferencës, Isak Mustafa, tha se problemet në ekonominë e Kosovës kanë qenë vazhdimisht por, nga kriza ekonomike globale, Kosova është goditur edhe më shumë tek investimet direkt dhe remitancat.

“Produkti i brendshëm bruto shënoi rënie, rritja ekonomike ka rënë në 4.4 për qind më 2009, nga 5.8 për qind të vitit 2008. Shpenzimet publike shënuan rritje për 39 për qind nga viti 2008 deri më 2009 dhe përfaqësonin rreth 14 për qind të GDP-së më 2009. Deficiti ishte 37 për qind të GDP-së më 2009 dhe eksportet përfaqësonin vetëm 10 për qind të importeve dhe vetëm 6 për qind të GDP-së më 2009”, theksoi Mustafa.

Papunësia në Kosovë arrin shifrën e 40 për qind, ku sipas Mustafës rreth 30 mijë të rinj hyjnë në tregun e punës çdo vit, me mundësi të vogla për punësim.


Mustafa tha se tejkalimi i krizës në ekonominë e Kosovës duhet të fokusohet në shfrytëzimin racional të resurseve natyrore, si në energjetikë dhe në industrinë minerale.

“Të shfrytëzohen mjetet e remitencave në hapjen e vendeve të reja të punës, reforma e politikës fiskale, doganore, bankare, financiare, të subvencionohen prodhuesit bujqësor. Të hartohet një strategji për uljen e varfërisë ekstreme”, rekomandon Isak Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Let’s Dance ngjarja tradicionale e organizuar nga Action for Mothers and Children rikthehet me edicionin e saj të 8-të

Action for Mothers and Children
Kalo në kategori