LAJMI I FUNDIT:

Kriza e Irlandës mban peng politikat e BQE-së

Kriza e Irlandës mban peng politikat e BQE-së

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jean Claude Trichet tha se institucioni i tij nuk mund t'i rregullojë politikat e tij monetare për shkak të situatës së krijuar në njërën nga 16 vendet e Eurozonës.

Për shkak të krizës me borxhe dhe bankat, Irlanda mori kredi nga BE dhe FMN-ja në vlerë prej 85 miliardë eurosh.

Nga frika se edhe ekonomitë tjera mund të kaplohen nga problemi i Irlandës, kriza është thelluar në Eurozonë. /Telegrafi/