LAJMI I FUNDIT:

Kriza, British Airways humb 127 milionë funta

Kriza, British Airways humb 127 milionë funta

Kompania e tretë më e madhe ajrore evropiane, “British Airways” në nëntë muajt e parë të vitit të saj fiskal, i cili përfundon në mars, ka shënuar humbje, pasi recesioni global ka ulur dukshëm numrin e udhëtarëve dhe për shkak të dobësimit të funtës janë rritur shpenzimet e karburanteve.

Nga kompania është thënë se në periudhën e lartpërmendur janë shënuar humbje prej 127 milionë funta, 186 milionë dollarë, ose 12 peni për aksion, derisa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte realizuar fitim prej 642 milionë funtash ose 54,9 peni për aksion.

Të hyrat nga shitja janë rritur 6,2 për qind në 7,05 miliardë funta. Qarkullimi i udhëtarëve të kompanisë ajrore britanike ka shënuar rënie për të 11-in muaj radhazi, derisa vetëm në janar është ulur 1,3 për qind.

Për këtë arsye, “British Airways” muajin e kaluar ka liruar çmimet e biletave mesatarisht 10 për qind, ndërkaq këtë hap do ta ndjekin edhe partnerët e tij në shoqatën e kompanisë ajrore “OneWorld”.


“Në rezultatet e dobëta ka ndikuar vazhdimi i dobësimit të ekonomisë botërore dhe rënia e funtës”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “British Airways” Uilli Uollsh, duke shtuar se planifikon zvogëlimin e shpenzimeve.

“British Airways”, po ashtu, prognozon rritje të të hyrave në shkallë vjetore prej 4 për qind dhe humbje operative prej rreth 150 milionë funtash.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori