LAJMI I FUNDIT:

Kriza, BERZH reagon me 8 miliardë euro

Kriza, BERZH reagon me 8 miliardë euro

Në përgjigje të krizës ekonomike, që ka përfshirë ekonomitë me të mëdha të botës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon të investoje rreth 8 miliardë euro. Fondi i përket vitit 2009, ku pasojat e krizës kanë qenë me të mëdhatë e 60 viteve të fundit.

Bordi Drejtues i BERZH-it miratoi dje rritjen e fondit të investimeve për këtë vit me 1 miliard euro, duke bërë të mundur një shpenzim mbi 50 përqind me të lartë se viti 2008.

Sakaq, deri në fund të muajit gusht, Banka i është përgjigjur nevojës për para të vendet me probleme, duke mundësuar levrimin e 5.8 miliardë eurove në forme investimi, ose gati 95 përqind me shumë sesa disa vite me parë.

Sipas presidentit të BERZH-it, Thomas Mirow, “ambienti ekonomik vazhdon të hasë në vështirësitë e shkaktuara nga kriza, por ne jemi të përgatitur dhe gati t’u përgjigjemi me investime”.


“Do të vazhdojmë të mbështesim ato vende ku kriza ka prekur me shumë dhe që kanë nevojë për investime”, ka thënë Mirow.