LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet Projektligji mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar

Kritikohet Projektligji mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar

Përfaqësuesit e biznesit dhe shoqërisë civile kritikuan sot projektligjin mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar, duke thënë se është përkthim i dobët dhe i lë të pazgjidhura shumë çështje.

Në një dëgjim publik të organizuar nga Komisioni për buxhet dhe financa i Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrësit thanë se Kosova është i vetmi vend ku zbatohet një shkallë tatimore për të gjitha produktet, përderisa në vendet e BE-së zbatohen 2 apo 3 shkallë tatimore varësisht nga produktet.