Me kritika të shumta Geer prezantoi raportin për Maqedoninë: Rritje e korrupsionit, keqpërdorim i flamurit evropian dhe mosbesim në gjyqësi

Me kritika të shumta, euroambasadori në Shkup David Geer, prezantoi raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në konferencë të përbashkët me zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Geer tha se raporti është i sinqertë i drejtë dhe vjen në kontekst kur ka dinamikë të rëndësishme sa i përket zgjerimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shprehet shqetësim për polarizimin politik, veçanërisht në votimin e reformave. Procesi i zgjerimit të BE-së kërkon konsensus mbi reformat kryesore. Raporti vëren përdorimin e tepruar, ndonjëherë të panevojshëm, të flamurit të BE-së. Ka abuzim me flamurin për Kodin Penal dhe ligjet për korridoret 8 dhe 10-D. Asnjë përparim nuk është shënuar në sundimin e ligjit. Ka mungesë besimi tek gjyqtarët, si dhe shkarkimi i ish-kryetarit të këshillit gjyqësor. Bëjmë thirrje që rekomandimet të miratohen dhe ju kujtojmë rekomandimet e viteve të kaluara që nuk janë zbatuar”, tha Geer.
Ambasadori evropian theksoi gjithashtu se nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, por edhe rritje të korrupsionit në nivel të lartë.
“Në luftën kundër korrupsionit nuk është shënuar asnjë progres. Po shohim që rastet e korrupsionit të nivelit të lartë janë në rritje. Kjo rezulton me vjetërsimin e lëndëve, gjë që shkakton shqetësim të madh. Raporti vlerësoi punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit Shtetëror për Revizion, por bëri thirrje që rekomandimet të ndiqen nga të dyja. Ka progres të kufizuar në administratën shtetërore. Kushtet në burgje janë ende të këqija, sidomos në Idrizovë. Raporti kërkon që të bëhen përpjekje të veçanta në promovimin e mosdiskriminimit. Raporti gjithashtu shpreh shqetësime serioze në lidhje me fushatat kundër gjinisë”, theksoi Geer.
Ai i përmendi edhe ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht se marrëdhëniet me Bullgarinë janë në duar të Maqedonisë së Veriut.
“Të gjithë e kemi kuptuar se zgjerimi është në interesin tonë të përbashkët. Duam që Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë këtë dinamikë. Raporti vjen me mundësi. Duam që Maqedonia ta shfrytëzojë këtë mundësi. Raporti është 120 faqe dhe është gjithëpërfshirës”, tha Geer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët