LAJMI I FUNDIT:

Krimi i organizuar i shkakton humbje milionëshe PTK-së

Krimi i organizuar i shkakton humbje milionëshe PTK-së

Miliona euro llogariten të jenë humbjet në Post Telekomin e Kosovës si pasojë e aktivitetit kriminal përmes fenomenit “SIM to SIM”. Lajmi është bërë i ditur nga vet zyrtar të kompanisë.

“Përmes këtij aktiviteti ilegal, nuk po dëmtohet vetëm pasuria korporatës por e tërë Kosovës. Kjo është një formë e krimit të organizuar, pas të cilës qëndrojnë persona të papërgjegjshëm brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në një njoftim zyrtar të PTK-së.

Me këtë rast menaxhmenti i PTK-së, ka ftuar të gjithë qytetarët që në rastet kur pranojnë thirrje nga jashtë Kosova, ndërkohë që në telefonin e tyre mobil paraqitet numri i operatorit Vala, ta raportojnë atë menjëherë në Qendrën e Thirrjeve të PTK-së.

Ndryshe SIM to SIM është një dukuri negative, që ka të bëjë me terminimin e trafikut ndërkombëtar hyrës. Ky aktivitet përbën formë të veçantë të ofrimit të shërbimeve, për të cilën fushë PTK-së nuk ka dhënë asnjë lloj leje apo aprovimi paraprak. Kjo çështje përbën regjim të veçantë të komunikimit, për të cilën veprimtari kërkohen leje dhe licenca speciale nga organet dhe institucionet kompetente të Republikës së Kosovës.


Në kushte normale, komunikimi telefonik ndërmjet dy shteteve realizohet nëpërmjet një rrjeti ndërkombëtar, që përfshin shumë shtete. Në të kundërtën “SIM to SIM” mundëson komunikimin telefonik në atë mënyrë, që rrjeti ndërkombëtar telefonik mes dy shteteve zëvendësohet plotësisht me komunikim nëpërmjet rrjeteve ilegale.

Kësisoj, shumë persona të papërgjegjshëm kanë blerë numra PrePaid te Vala-s dhe kanë lidhur kontrata mbi Post-Paid në Vala dhe i kanë shfrytëzuar për këtë veprimtari, e cila është ilegale dhe i shkakton dëme të mëdha operatorit Vala.

Menaxhmenti i ri Ekzekutiv i PTK sh.a.-së, gjithashtu, fton organet kompetente që përmes mekanizmave të tyre, të luftojnë këtë dukuri kriminale dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori