LAJMI I FUNDIT:

Krijohen ura bashkëpunimi në mes të bizneseve nga Çekia dhe Kosova

Krijohen ura bashkëpunimi në mes të bizneseve nga Çekia dhe Kosova

Delegacionet e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Çekisë sot vlerësuan se takimi në mes tyre do ti kontribuon krijimit të urave të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Në takimin e delegacioneve të dy Odave të cilët i udhëheqësin nënkryetarët Safet Gërxhaliu dhe Josef Cilkek, e ku ishte prezentë edhe ambasadorja e Republikës së Çekisë në Kosovë Janina Hrebickova u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në sektor të ndryshëm.

Së bashku me delegacionin nga Çekia ishin edhe 8 kompani të specializuara nga ky vend, të cilat sipas fjalëve të nënkryetarit të Odës Ekonomike të Çekisë, janë lidere në lëmin e teknologjisë, industrisë, makinerisë dhe nga lëmia e teknologjisë informative.

“Nga këndvështrimi im është një hapësire tjetër interesante e bashkëpunimit. Ne kemi formën e financimit te projekteve konkretet sidomos ne birrari apo sektorë tjera te cilat i zgjerojnë prodhimet e tyre ne vende tjera. Ne ofrojmë pakete te shërbimeve”, tha Josef Cilkek .


Nënkryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se është e vërtet se qëllimi i OEK është te ndërtojë ura te bashkëpunimit dhe ne ketë drejtim mendon që vizita e delegacionit çek është një dëshmi për kontributin e veçantë të OEK-ut.

Nga Çekia mund te përfitojmë shume ne aspektin e sistemit NOW-HOW ne aspektin e transferit të teknologjisë por dhe sistemit edukativ, ku ata kanë një përvojë shume me te avancuar”. /Telegrafi/