LAJMI I FUNDIT:

Kreu i talebanëve, thirrje për bisedime me SHBA-të

Kreu i talebanëve, thirrje për bisedime me SHBA-të

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës.

Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e “forcave të huaja pushtuese” në vend, të udhëhequra nga SHBA.


“Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi, efektet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, thuhej në një deklaratë të Hibatullah Akhundzadas, dërguar gazetarëve, përcjell Dita.

Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane.

“SHBA-ja është e gatshme të marrin pjesë në bisedime, por nuk mund të zëvendësojnë qeverinë dhe popullin afgan”, tha Lisa Curtis, një prej këshilltareve kryesore të Presidentit Donald Trump, gjatë një fjalimi në Uashington javën e kaluar.

Talebanët janë zotuar të ndalin sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë gjatë kohës së Bajramit, ndonëse të martën në mesazhin e tij, udhëheqësi i grupit nuk iu referua armëpushimit të kufizuar.

Kryengritësit planifikojnë t’i japin fund armiqësive, me sa duket në përgjigje të pezullimit të njëanshëm një javor të operacioneve anti-talebane nga Presidenti afgan Ashraf Ghani në të gjithë vendin, kjo për t’i dhënë talebanëve mundësinë të rishikojnë fushatën e tyre të dhunshme dhe të kërkojnë një fund të negociuar për luftën.

Armëpushimi i qeverisë hyri në fuqi të martën.

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori