Qytetarët e Kosovës “shpëtimin” e vetëm financiar e kanë marrjen e kredive në banka. Edhe pse kamatat vazhdojnë të jenë mjaft të larta, ata për çdo nevojë të parave i drejtohen bankave komerciale që veprojnë në vend.
E kërkesa për të hyrë borxhe në 10 bankat komerciale të vendit është duke u shtuar për çdo vit.
Një fakt të tillë e thotë edhe Banka Qendrore e Kosovës. Sipas raportit të fundi të këtij institucioni vlerë e kredive ka arritur në 1.88 miliardë euro.
“Pas dy viteve të ngadalësimit të rritjes së kredive, viti 2014 u karakterizua me përshpejtim të rritjes së kreditimit nga sektori bankar. Gjithsej kreditë arritën vlerën prej 1.88 miliardë euro në vitin 2014, që paraqet rritje vjetore prej 4.2 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.
Ky institucion ka treguar se kreditë e marra nga qytetarët kanë periudhë kohore nga një deri në 5 vite.
“Krahasuar me vitin paraprak, në vitin 2014 vihet re një rritje e pjesëmarrjes së kredive afatgjata ‘mbi 5 vite’ dhe rënie e pjesëmarrjes së kredive me afat më të shkurtër maturimi ‘deri në 1 vit’”.
BQK ka thënë se kreditë më të mëdha i kanë ekonomitë familjare, të cilat kanë shënuar edhe rritje prej 12.7 për qind, krahasuar me rritjen prej 3.9 për qind në vitin 2013.
Derisa, kreditë për ndërmarrje shënuan rritje prej 2.1 për qind në vitin 2014.
“Përshpejtimi i rritjes së kredive për ekonomitë familjare mund të jetë nxitur nga rritja e pagave për shërbyesit civil, gjë e cila mund të ketë rritur kërkesën për kredi si dhe ka përforcuar kapacitetin e kthimit të kësaj kategorie të huamarrësve”, ka vlerësuar BQK.
Sa i përket kredive të marra nga ndërmarrjet ekonomike, sipas BQK-së prinë sektori tregtisë me 53.4 për qind, pasuar nga prodhimtaria me 12.0 për qind dhe ndërtimtaria me 8.4 për qind.
Kurse, sektori i bujqësisë vazhdon të ketë qasje më të ulët në financimin bankar, me pjesëmarrje prej 4.0 për qind në gjithsej kreditë për ndërmarrjet.
Banka Qendrore e Kosovës ka vlerësuar se viti 2014 u karakterizua me rënie të përshpejtuar të normës së interesit si për kreditë ashtu edhe për depozitat.
Sipas raportit të këtij institucioni, norma mesatare e interesit në kredi u zvogëlua në 9.2 për qind krahasuar me 11.1 për qind në vitin 2013.
Derisa, për depozita, norma mesatare e interesit u zvogëlua në 1.1 për qind në vitin 2014, nga 2.4 për qind sa ishte në vitin paraprak.
“Rrjedhimisht, dallimi në mes të normës së interesit në kredi dhe depozita u zvogëlua në 8.1 për qind nga 8.7 për qind sa ishte në vitin 2013”./Gazeta Fjala/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh